TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Mars 2025, 22:50

“40-50% e listave të PS dhe PD do ndryshojë”, Nikoll Lesi: Kandidimi i shumë personave varet nga SPAK

Shkruar nga Pamfleti

“40-50% e listave të PS dhe PD do ndryshojë”, Nikoll Lesi:

Botuesi Nikoll Lesi ishte këtë të enjte i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku tha se Kuvendit të Shqipërisë do i bënte mirë të shtoheshin zërat e politikanëve të rinj.

Duke iu drejtuar kreut të Lëvizjes Bashkë, Arlind Qorit, Lesi tha se “mua do më pëlqente që zëri jot e i disa të tjerëve si ty të ishin pjesë e Kuvendit”.

Gjithashtu i pyetur nëse do të ndikojë SPAK në ndërtimin e listave të partive për zgjedhjet e 11 majit, Lesi tha se pa diskutim do të ndikonin.

“SPAK do ndikojë pa diskutim. 40-50% e listës së PS-së por edhe e PD-së do ndryshojë. PD-ja ka edhe një gjë tjetër se ka bërë konglomerat në listat e saj”, tha ai.

Lini një Përgjigje