TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Mars 2025, 09:24

Fatmir Mediu kërcënon Ramën për 11 Majin: Kësaj radhe nuk do të kalojë si herët e tjera

Shkruar nga Pamfleti
Fatmir Mediu kërcënon Ramën për 11 Majin: Kësaj radhe
Fatmir Mediu

Kreu u republikanëve, Fatmir Mediu paralajmëroi se opozita do të luftojë kësaj here kur vjen puna te manipulimi i zgjedhjeve dhe gjërat nuk do të kalojnë si herët e tjera.

“Kësaj radhe nuk kalon siç ka kaluar herët e tjera”, u shpreh ai.

“Ka një fatkeqësi tjetër që ti nuk do ta përmendësh. Fatkeqësi e madhe është që ke një kryeministër që nga viti 2013 vetëm manipulon zgjedhjet.

Ke një kryeministër që nuk i lejon më shqiptarët të votojnë. Ke një kryeministër që ka dëbuar nga Shqipëria 1 milion shqiptarë vetëm e vetëm për të kontrolluar nëpërmjet pushtetit votën.

Unë po të them një fakt, por kësaj radhe nuk kalon siç ka kaluar herët e tjera.”, tha Fatmir Mediu.

 

fatmir mediu

Lini një Përgjigje