TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Mars 2025, 12:30

Rama: Shqipëria nuk ka plan B, duam vetëm BE

Shkruar nga Pamfleti
Rama: Shqipëria nuk ka plan B, duam vetëm BE
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme në ceremoninë e ndarjes së çmimit “Karlspreis – Karli i Madh”, foli për rrugën e Shqipërisë në BE.

Kreu i qeverisë theksoi se pika e horizontit është BE-ja dhe i vetmi plan është “martesa me Bashkimin Evropian”, dhe nuk na plan B.


“Për të ardhur të pyetja, s’dua të marr shumë nga koha juaj duke u kthyer 35 vite më parë. Isha aq i ri sa të pranishmit në auditor. U përfshiva për të kërkuar lirinë. Ajo çfarë dua të them është se nuk jam i lumtur kur shoh të rinjtë që nuk e kuptojnë sa e rëndësishme është politika dhe besojnë se duke e cilësuar si diçka të pistë, nuk duan të bëjnë, në fakt mendojnë se i ikin asaj, por nuk i ikën dot. Është iluzion të besojnë se nëse rrish jashtë saj, nuk prekesh dot, është e kundërta në fakt. Ka të bëjë me pjesëmarrjen, jo me profesionin. Ka të bëjë me angazhimin si qytetar. Për liritë e tyre. Pse jam kaq i fiksuar për ta çuar Shqipërinë në BE. Ka gjëra që nuk do të jenë të sigurta, të pakthyeshme. Ndaj kur më pyesin ç’plan B ka Shqipëria, them anëtarësimi në BE.”, tha Rama.

 

kryeministri edi rama be

Lini një Përgjigje