TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Mars 2025, 11:55

Rama lajka Trump: Zoti e shpëtoi presidentin për të bërë Amerikën të madhe dhe për të zgjuar Europën

Shkruar nga Pamfleti

Rama lajka Trump: Zoti e shpëtoi presidentin për të

Kryeministri Edi Rama ka komentuar situatën e tensionuar mes Amerikës dhe Evropës pas luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Teksa u ndal tek atentati i dështuar ndaj presidentit të SHBA-së, Donald Trump, kryeministri Rama filloi duke thurur lavde për Trumpin, ndërsa tha se Zoti e shpëtoi për dy arsye, për ta bërë Amerikën të madhe sërish dhe për të zgjuar Evropën.

Përpos lavdeve ndaj Trump, me këtë deklaratë Rama ka thumbuar edhe Evropën. 

"Ka shumë për të thënë për BE, por ne jemi mjaft idealiste ende për Bashkimin Europian. Kur vjen fjala për atë që po ndodh, unë besoj se Europa gjendet në një moment ku “ku bëhet a zhbëhet, në kuptimin e  shkuarjes në një nivel tjetër”. Nuk është një moment për të këmbëngulur në mënyrë kokëfortë. Historia ka pasur momente ku SHBA dhe Europa kanë pasur përplasjet e tyre, apo të konfliktit politikisht e kam fjalën… Amerika pa Europën është një ishull dhe Europa pa Amerikën është gadishull. Mua nuk më duhet të gjej zgjidhje për botën, e di që nëse unë e kam gabim askush nuk do dëmtohet, por nëse Mertz e ka gabim të gjithë dëmtohet.

Pra bëhet fjalë për një pamjet 360 Gradë të situatës dhe nuk lidhet vetëm me forcimin ushtarak…Po kërkojmë të krijojmë një ushtri të madhe barbarësh, por duhet ta shohim gjithçka në tërësi. Është me rëndësi të forcohemi ushtarakisht, por diplomacia dhe korridoret e reja të dialogut janë të rëndësishme. Europa ka më pak miq sot se sa më përpara agresionit rus. Por pse kjo? Dhe nuk po flasim për Rusinë…Ndoshta zoti i shpëtoi jetën Donald Trump jo vetëm për të bërë Amerikën të madhe sërish, por edhe për të zgjuar Europën", tha Rama. 

Lini një Përgjigje