TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Shkurt 2026, 13:38

"Protesta në çdo vend që ka shqiptarë", Berisha zbulon skenarin e tubimit të sotëm: Kryengritje e fuqishme paqësore!

Shkruar nga Pamfleti

"Protesta në çdo vend që ka shqiptarë", Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli për skenarin e protestës së opozitës dhe e cilësoi atë si një kryengritje paqësore.

Gjatë deklaratës, Berisha u bëri thirrje qytetarëve që ta përhapin mesazhin e protestës edhe jashtë vendit dhe njoftoi organizimin e protestave para përfaqësive ndërkombëtare.

Ai e përkufizoi tubimin si një kryengritje paqësore dhe e lidhi atë me situatën politike në vend, ndërsa paralajmëroi zgjerimin e reagimit edhe jashtë Shqipërisë përmes protestave pranë përfaqësive ndërkombëtare. Berisha theksoi se opozita synon ta përcjellë mesazhin e saj edhe në qendrat evropiane ku jetojnë shqiptarë.

“Skenari i protestës është skenari i një kryengritje të fuqishme paqësore, që duhet përcjellë sot më shumë se kurrë në vatrat e të gjithë shqiptarëve, Bruksel e Berlin dhe qendrat e tjera. Ne nuk mposhtemi kurrë nga një narkokraturë. Jemi të vendosur që të mbrojmë me çdo çmim vlerat e përbashkëta të njerëzve të lirë në Shqipëri dhe botë. Sot skenari, theksova, zhvillohet pas dështimit të fazës së parë të grushtit të shtetit dhe inicimit të fazës tjetër të grushtit të shtetit nga Rama. Zhvillohet pas kartonit të zi që i nxorën mbrëmë dhe sot në Bruksel njeriut që sot për vjedhjet e tij është i gatshëm që t’i vërë flakën një procesi aq jetik, integrimit drejt BE, ëndrrës sonë. Ftojmë qytetarët që të organizohen për protestat më të fuqishme që janë organizuar ndonjëherë para përfaqësive ndërkombëtare, Këto protesta do të japin kontributin e saj me anëtarë dhe mbështesë, dhe janë jetike. Në këto çaste dhe në këto momente, Rama ka tejkaluar çdo lloj ligji dhe morali ndaj shqiptarëve. Pra kjo protestë shënon dhe hap siparin e fillimit të protestave pranë përfaqësive të narko-shtetit që t’u thonë të tjerëve se ne përfaqësojmë popullin shqiptar.”, tha Berisha.

 

Lini një Përgjigje