Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetet sociale ndaj një prej prokurorëve të Hagës, atje ku vijojnë seancat në ngarkim të Hashim Thaçit dhe 3 ish-drejtuesve të UÇK-së, për të cilët prokurorët ndërkombëtarë kanë kërkuar 180 vite burg në total.
Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shfaqet një prej prokurorëve, sipas të cilit Hashim Thaçi ka gënjyer disa herë ndërkombëtarët.
“Ajo që nuk kuptojnë James Rubin, Ëesley Clark dhe ndërkombëtarë të tjerë, Thaçi ishte i aftë të maskonte atë që po ndodhte në realitet, dhe kjo ndikoi në botëkuptimin e tyre për të kuptuar vërtet sesi funksiononte UÇK. Veçabërisht Rubin dhe Clack nuk kishin interes për të kuptuar se çfarë po ndodhte në realitet, dhe besonin se puna e tyre ishte në anën e duhur të historisë. Nuk u përballen me atë që dëgjoi ky trup gjykues. Kryekomandanti i identifikuar i UÇK, mund të mos ketë qenë në gjendje të ushtronte komandon sikurse ushtritë e SHBA dhe NATO-s, por as nuk kishte nevojë ta bënte këtë gjë. Paragrafi 613 i dosjes sonë, flet për shumëllojshërinë e hierarkive, të cilat janë të mjaftueshme për të konstatuar përgjegjësinë eprore sipas të drejtës kombëtare humanitare", tha prokurori.
E ndërkohë Rama e konsideron një idiot ndërkombëtar këtë prokuror. Ky është reagimi i parë i Kryeministrit që nga momenti që për ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili konsiderohet nga Rama si “vëlla” është kërkuar burgimi me 45 vite.
Ai po i dergon ne burg perjete, cfare behet keshtu?, viktima denohet si kriminel dhe kriminelet kane bere viktimen. turp i madhe per drejtesine europiane. Shkurt, sakte dhe prere, shqiptarine e duan te dhunuar, te percare dhe te burgosur. Homeri shqiptar, Fishta, e ka thene me kohe: "...Uf evrope ti kurve e vjeter"