TAGS-AT E JAVËS

Anti-Mafia30 Mars 2024, 19:52

Pronat e sekuestruara: shpëtuan nga “ujku” Adrian Koni dhe ranë në duart e “çakallit” Idriz Haxhiaj

Shkruar nga Pamfleti
Pronat e sekuestruara: shpëtuan nga “ujku” Adrian Koni dhe
Idriz Haxhiaj /

Pas 14 vite bëmash në disa detyra ushtarake, në dhjetor 2018, Idriz Haxhiaj u “këshillua” të largohej nga Ministria e Mbrojtjes, dhe nëpërmjet ish-kolegut e mikut ministër Sandër Lleshaj, u katapultua dhe filloi një “biografi të re” te Ministria e Brendshme

Më 12 shkurt 2024, ministri Taulant Balla, shkarkoi Drejtorin e Pasurive të Sekuestruara, Adrian Koni, pas një raporti të KLSH për 110 milionë Euro humbje shkaktuar shtetit, nëpërmjet zhdukjes, nxjerrjes jashtë përdorimit dhe shitjes e dhënies me qira të këtyre pasurive.

Në vend të “çakallit” Adrian Koni që duhej të ishte në burg, Drejtor të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara e Konfiskuara, ministri Balla komandoi Idriz Haxhiajn, që ka dhe detyrën Drejtor i Politikave të Rendit dhe Sigurisë Publike në Ministrinë e Brendshme.

Nuk dihet sa kohë do ta mbajë Idriz Haxhiaj, edhe detyrën e administrimit të pasurive të sekuestruara e konfiskuara, por ndoshta ministri Balla, nuk e di që ish- oficeri “jeshil” Idriz Haxhiaj, ka “përvojë” si usta pazaresh e korrupsioni në çdo detyrë që ka pasur pas vitit 2004.

Për të zbuluar të vërtetën e fshehur të Idriz Haxhiajt, mjafton të hapen dosjet e aktivitetit dhe integritetit të tij, në vitet kut ishte Drejtor i Zbulimit në Ministrinë e Mbrojtjes; Zv/Rektor i Universitetit “Skënderbej”; Atashe Ushtarak në Ambasadën e Shqipërisë në SHBA; Drejtor i Operacioneve dhe Stërvitjes në Shtabin e Ushtrisë; Rektor i Akademisë Mbrojtjes etj.

Ndërsa në muajin dhjetor 2018, Idriz Haxhiaj u “këshillua” të largohej nga Ministria e Mbrojtjes, dhe gjeti “fijet” me ish-kolegun e mikun ministër Sandër Lleshaj, për tu katapultuar dhe filluar një “biografi të re” te Ministria e Brendshme, ku u emërua Drejtor i Politikave dhe Strategjive për Rendin e Sigurinë Publike,  dhe ku vazhdon të jetë akoma.

Por 1 muaj më parë, ministri Balla i ka besuar Idiriz Haxhiajt edhe administrimin e pasurive të sekuestruara e konfiskuara, kur në këtë ministri, ai ka një dosje të hapur, me indicie, denoncime, prova e hetime nga ish-SHÇBA, për vjedhjen e fondeve të BE.

Tani, Idrizit të famshëm i ka rënë në dorë dhe “tepsia” e pasurive të sekuestruara, ku vesi, nepsi dhe babëzia e kanë nxitur të bëjë pazaret e para me këto pasuri që drejtësia ia sekuestron botës së krimit.

Ka zëra, se drejtori Idriz Haxhiaj ka lidhje familjare me Sali Berishën, prej të cilit ka bërë karrierë të lartë; dhe po ia shpërblen me pasuritë e sekuestruara, duke i lejuar dhëndrit Malltezi e ortakut ndërtues Fatmir Bektashi, të shesin pa pengesë pallatet te kompleksi “Mangalem 21“ në Tiranë, pa i marrë detyrimin 100 mijë Euro në muaj.

HEC-i “Drita” i sekuestruar i tropojanit tjetër Erzen Breçani, vazhdon punën, maskuar pas një NIPT-i fiktiv që ka hapur drejtori Idriz Haxhiaj, me të cilin gjoja ekzekuton akt-sekuestrimin e SPAK, ndërsa NIPT-i që ka sekuestruar SPAK vazhdon te punojë me emër tjetër.

E njëjta skemë e bërë nga ish-drejtori Adrian Koni me resortin e sekuestruar “Santa Quaranta” dhe pallatet e Klement Balilit në Sarandë; skemë të cilën po e vazhdon Idriz Haxhiaj, duke lejuar Balilajt t’i përdorin e marrin 100% të fitimeve.

Por drejtori Idriz Haxhiaj, po bën edhe një marifet tjetër: me premtimin so do t’u rikthejë  pronat e sekuestruara miqve të tij e atyre që paguajnë; po përdor vartësin si sekser dhe krijon komisione fiktive për gjoja procedura ri-kthimi të pasurive, kur ato i rikthen vetëm drejtësia.

Nëse Idriz Haxhiaj kërkon fakte nga “historitë” e tij, po i kujtojmë vetëm një rast: Sajimi i dokumenteve false me Maçin e kthimit të pronave dhe me Gazideden e Hipotekës, për t’i grabitur dhe rrafshuar qytetares Çiljeta Hoxha, banesën private Nr. 44/1 në adresën rruga “Kostaq Cipo” te zona “Ali Demi” në Tiranë, mbi të cilën ndërtuan një pallat 7 kate pa leje bashkë me Bujar Kadriun dhe firmën “EMI sh.p.k” të Eduard Abazit, Kryetar i PAD./Pamfleti

idriz haxhiaj çakalli ujku adrian koni

Lini një Përgjigje