Në çdo qytet, fshat, lagje, shesh, rrugë, te hyrja e SPAK, kryeministrisë, te godina e PS, Ministrisë së Shëndetësisë, te QSUT, te Universiteti, në stacionet e autobusëve, te sportelet e pensioneve, te shkollat e qendrat sociale, le të vendoset nga një kuti donacioni...
Kemi parë e dëgjuar që mblidhen ndihma lekë e ushqime për familjet e varfra, por ditën e enjte, dëgjuam se varfëria ka pllakosur dhe ish-ministrin krye hajdut Ilir Beqja, i njohur si “aligatori” i tenderëve dhe koncesioneve në shëndetësi.
Një javë më parë, Ilir Beqja tha te dera e SPAK, se për marrjen dokumenteve të dosjes hetimore si i pandehur, SPAK i kërkon pagesë financiare, të cilën Ilir Beqja e quajti të madhe e të pa përballueshme.
Ndërsa ditën e enjte, po te dera e SPAK, doli avokati i tij, i cili tha se Ilir Beqja nuk ka mundësi e burime financiare, të paguajë vlerën që i kërkon SPAK, për marrjen e dokumenteve hetimore të Sterilizimit të Pajisjeve Kirurgjikale.
Me bindjen, që Ilir Beqja ka qenë ministri më i ndershëm dhe nuk ka vjedhur asnjë qindarkë, nga fondet në tenderët dhe koncesionet e shëndetësisë që ka firmosur e është marrë i pandehur; “Pamfleti” i bënë thirrje qytetarëve: - Ndihmoni financiarisht Ilir Beqjen për të marrë dokumentet.
Në çdo qytet, fshat, lagje, shesh, rrugë, te hyrja e SPAK, kryeministrisë, te godina e PS, Ministrisë së Shëndetësisë, te QSUT, te Universiteti, në stacionet e autobusëve, te sportelet e pensioneve, te shkollat e qendrat sociale, le të vendoset nga një kuti donacioni me thirrjen: “Ndihmoni Ilir Beqjen”!
Qytetarë, jepni aq sa keni mundësi, për të ndihmuar hallexhiun Ilir Beqja, mbasi i duhen urgjent për të marrë dokumentet penale në SPAK që të vërtetojë ndershmërinë e tij, por nuk ka mundësi t’i paguajë, sepse prej 4 muajsh është pa punë.
“Pamfleti” iu kujton, se është rasti, të ndihmohet i vetmi ish-ministër i 32 viteve, që nuk është përfolur për asnjë qindarkë korrupsion e vjedhje, madje dhe për koncesionin e sterilizimit, Ilir Beqja është marrë i pandehur për “Shpërdorim detyre”, ngaqë nuk ka parë hajdutët e 140 milionë Euro./Pamfleti
Lini një Përgjigje