
Rama u shpreh se vendi ynë duhet të ndihet i bekuar që ne rrethohemi në BE.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe kryeministri Edi Rama janë takuar ndërsa kanë marrë pjesë të dy në ceremoninë e hapjes së një dege të re në Tiranë të Kolegjit prestigjoz Europian të Bryzhit.
Von der Leyen u shpreh se kjo është një urë e fortë drejt Bashkimit Evropian, ndërsa bëri me dije se do të ofrohen 15 bursa për 3 vitet në vijim.
“Hapja e degës së kolegjit të Bryzhit në Tiranë është një urë e fortë drejt BE-së. Studentët këtu në Shqipëri nga i gjithë Ballkani Perëndimor dhe më tej mund të aplikojnë për të studiuar këtu. Kjo do të ndërtojë një urë të fortë me BE-në. Jam e kënaqur që 31 studentë do të jenë pjesë e kursit master. Unë kam kënaqësinë që t’u njoftoj se do jenë 15 bursa gjatë 3 viteve të ardhshme. Sot po punojmë për brezin e ri.”, u shpreh Presidentja e KE-së.
Në fjalën e tij kryeministri Rama tha se askush nuk mund të shoqërojë një vend që të dalë nga e shkuara e vet e të sigurojë një shtet demokratik për qytetarët e vet siç bën BE.
Por kreu i qeverisë u kujdes të lëshonte edhe një batutë ku e krahasoi BE-në me një mësues që t'i bën nervat copë.
Rama u shpreh se vendi ynë duhet të ndihet i bekuar që ne rrethohemi në BE.
“Der Lyen na ka shoqëruar në momente mjaft të errëta, kur tërmeti goditi Shqipërinë dhe mund të them pa asnjë dyshim se pa të rrugëtimi ynë për t’u ringritur dhe për të ndërtuar më mirë nga e para, do të kishte qenë i pamundur. Dua të nënvizojë se sa e rëndësishme është kjo nismë që merr jetë brenda një kohe kaq të shkurtër. Besoj fortë se Europa për ne ka të bëjë me dijen, të mësuarit se si të gjitha problemet që kemi trashëguar nga e shkuara t’i zgjidhim, si të transformojnë atë që është më e rëndësishmja për një vend si ne. Gjithnjë mendoj se sa të bekuar jemi që jetojmë në këtë vend dhe sa të bekuar jemi që rrethohemi nga BE. Askush nuk mund të shoqërojë një vend që të dalë nga e shkuara e vet e të sigurojë një shtet demokratik për qytetarët e vet siç bën BE.
E di se nuk është aspak e lehtë, nuk ka asnjë mësues që ti bën nervat copë si BE. Nuk ka rrugë tjetër, ja pse besoj se ky kolegj është më shumë se sa një Universitet që vjen këtu nga jashtë dhe bëhet pjesë e sistemit tonë për të ofruar më shumë mundësi për studentët. Kjo është dhe një mësim më i thelluar për vetë BE dhe për rrugëtimin e tij. Besoj se shumë më tepër të rinj shqiptarë se sa 31, duan të jenë pjesë e këtij kolegji. Konkurenca do të bëhet më tepër sfiduese. Nuk dua të zgjatem më shumë. Faleminderit që i them Ursulës është e ndjerë nga zemra dhe është mjaft kuptimplotë. Ajo e mori përsipër dhe e bëri”-tha Rama.
Ndërsa përfaqësuesja e Lartë e BE për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Federica Mogherini në një konferencë për mediat njoftoi se nga shtatori i vitit 2024 do të nis punën në Tiranë Kolegji i Bryzhit.
Ndër të tjera ajo shtoi se aplikimet online do të nisin që nga dita e sotme.
“Do të jetë program rezidencial ku studentët do të jetojnë sëbashku. Do të jetë edhe nje program që do të përfitojnë nga ekselenca e të gjithë atyre akademikëve dhe atyre që e vejnë në praktikë integrimin europian, pra jo vetëm në aspektin teorik por edhe në atë praktik dhe në fund të vitit akademik do të ketë një diplomë që do të thotë se studentët do të ketë të njëjtin standard që kemi ne edhe ne Tiranë. Kjo është e rëndësishme që do të thotë se ne duhet të bëhemi gati sepse në fakt shumica e studentëve të Kolegjit të Europës bëhen zyrtarë të Bashkimit Europian. Sot ne mund t’ju njoftojmë që në Shtator 2024 të nisin vitin akademik. Sot jemi gati të çelim procesin e aplikimeve online,” u shpreh Mogherini.
Lini një Përgjigje