TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Prill 2024, 19:48

‘Pranojmë çdo vendim për vulën’, Roland Bejko akuzon Gazment Bardhin: Po çon në fund amanetin e Berishës

Shkruar nga Pamfleti

‘Pranojmë çdo vendim për vulën’, Roland Bejko

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko, ka hedhur akuza ndaj grupit të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 14 majit të vitit të kaluar, se prej tyre PD nuk u paraqit me kandidatë.

Ai tha se Gazment Bardhi luajti lojën e Berishës dhe ndërkohë dëshiron po ashtu që t’i çojë edhe siglën dhe vulën e PD-së te Sali Berisha.

“Ne donim të përfaqësoheshim në 61 bashki. Por pjesa e Bardhit nuk donte. Këto po bënin lojën e Sali Berishës. Vazhdojnë misioni. Kanë bërë marrëveshje me Sali Berishës. Këta kanë dashur të shkojnë te Sali Berisha me trofe. Në bazë të trofeut të kishin është pozicionin në rankimin hierarkik. Ende nuk e ka çuar deri në fund amanetin që të çojë kryetarin siglën dhe të zhbëjë jo thjesht një grumbull njerëzish. Sallat tona janë plot”, tha Bejko.

Lidhur me çështjen e vulës, Bejko mohoi se po i bëjnë presion gjykatës. Sipas tij ata do të pranojnë vendimin dhe madje kanë sfiduar Rithemelimin të bëjnë të njëjtën gjë.

“Jo vetëm ne por të gjithë demokratë. Dhe ju te medias është midis të gjithëve, thonë po kjo gjykata kaq të vështirë e ka të marrë një vendim. Ne jemi më të urtët në këtë. Ishte në tagrin e nënkryetarit. Pushtetet të jenë të ndara. Padiskutim që do ta pranojmë, kemi bërë sfidën që edhe pala tjetër ta pranojë”, tha Bejko në një intervistë për Report TV.

 

 

roland bejko sali be gazment bardhi

Lini një Përgjigje