
Thellohen divergjencat mes Ilir Metës dhe Sali Berishës. Kreu i PL kohët e fundit ka marrë flamurin e fushatës, duke u kthyer nga gjumi letargjik. Pak kohë më Parë Meta i dha goditje Berishës, pasi u shpreh se nuk mund të ketë një kryeministër që s’ka marrëdhënie me ndërkombëtarët.
Por prej disa ditësh, dhe sidomos sot Meta po e promovon veten si kandidat për kryeministër. Në PD ka rivalitet të fortë. Shumë deputetë janë kundër Berishës, i cili është në arrest dhe non grata. Po ashtu ka emra të tjerë që përfliten si Bardhi, Tabaku, etj. Por duket se Ilir Meta ka hyrë në lojë.
Meta mblodhi Komitetin Drejtues Kombëtar të partisë së tij dhe shpalosi programin e tij qeverisës.
“Do ta bëjmë shume herë më mirë seç i ka bërë Ilir Meta, kur ishte kryeministër 30 vjeç, i papërvojë. Me atë vendosmëri kur e pastroi Parkuan Rinia. U tha, u bë”, tha ai.
Ilir Meta po ashtu u foli mbështetësve të tij për një histori të re që do të fillojë Partia e Lirisë.
“Ne fillojmë një histori për 20 vitet që vijnë, sepse kemi 20 vjetorin e krijimit të LSI, dhe ne duhet të ndahemi një herë e përgjithmonë nga nepotizmi dhe krahnializimi. Një parti që është e qartë në këtë, nesër kështu do e ketë edhe në drejtori, tatime, dogana”, tha ai.
Lini një Përgjigje