TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Prill 2024, 18:21

Amnistuan Allajbeun e Spitalit Amerikan, demokratët nisin justifikimet: Do të ketë hetim edhe për dy koncesionet e tjera

Shkruar nga Pamfleti

Amnistuan Allajbeun e Spitalit Amerikan, demokratët nisin justifikimet: Do
PD vijon të mos e pranojë pazarin me komisionet hetimore. Nga 4 komisione, vetëm 2 u ngritën dhe demokratë mbyllën sytë ndaj aferave të Klodian Allajbeut të Spitalit Amerikan.

Sot deputeti i PD, Lefeter Gështenja ka deklaruar se do të ketë edhe komisione të tjera hetimore për shëndetësinë. Ai tha se do të hetohen dy kontrata koncensionare, ajo e hemodializës dhe e laboratorëve.

“Në fushën e Shëndetësisë do të ketë dhe komisione të tjera, edhe për hemodializën dhe laboratorët. Do të ketë dhe komisione të tjera. S’ka marrëveshje por diskutime për tu rikthyer në normalitet”, tha Gështenja në një intervistë për “ReportTV”.

Ai foli edhe për komisionin hetimor për ndërhyrjet në sistemin “Tims”, që filloi punën sot. Gështenja tha se të gjitha të dhënat që ishin në dispozicion të PS-së, janë përdorur për blerjen e votave. Ai tha se mazhorancës i është kërkuar të bëjë një listë me dëshmitarët që duhet të thirren. Gjithashtu Deputeti shtoi se është rënë dakord që të thirret edhe kryeministri.

“Të gjitha të dhënat që ishin në dispozicion të PS-së që i ka përdorur për zgjedhje. Kanë gjëra në procese penale apo jo. Kanë qenë sëmurë apo jo. Mjaftonte futja e kësaj të dhëne në këtë sistemin e PS-së mbi bazë të cilave përdorin mekanizmin për blerjen e votave. Këto të dhëna janë përdorur dhe për fushatë elektorale. Fusha do të jetë edhe më e gjerë. 9 mijë patronazhistë të PS-së në të dhënat TIMS. Për këtë qellim sot është vendosur plani hetimit qëllimi dhe personat që do të thirren. Sot është diskutuar dhe është rënë dakord të thirret kryeministri. Mazhorancës i është thënë dhe ato të kenë një listë”, tha Gështenja.

lefter geshtenja komison per shendetesine

Lini një Përgjigje