
Sekretari për Çështjet Ligjore të PD, Indrit Sefa, ka folur sa i përket rrëzimit të vendimit të Gjykatës së Apelit për logon dhe vulën e Partisë Demokratike, si dhe dërgimin e kësaj çështjeje për rigjykim në apel nga një tjetër trup gjykues.
Sefa tha se shpreson që çështja të marrë zgjidhje brenda këtij muaji dhe i bëri thirrje trupit gjykues të vendosin një datë sa më të shpejtë për këtë çështje. Sefa gjithashtu u bëri thirrje të marrin një vendim larg influencave politike. Ai u shpreh se do të pranojnë vendimin e Gjykatës cilido të jetë ai.
“Shpresoj që brenda muajit të ketë zgjidhje madje i bëj thirrje gjykatës dhe trupit gjykues që të vendosin një datë sa më të shpejtë për shqyrtimin e kësaj çështje. Çdo palë të pranojë vendimmarrjen e gjykatës. Ne do e pranojmë çdo vendimmarrje të gjykatës së apelit. Flas në emrin tim dhe në emër të PD. Çdo palë duhet ta pranojë.Të marrë një vendim larg influencave politike që e vlerëson që është e drejtë. PD kërkon të shqyrtohet në një kohë sa më të shkurtër”, tha Sefa.
Ai e cilësoi letrën që nënkryetari i Kuvendit, Agron Gjekmarkaj i dërgoi Gjykatës së Apelit, si një formë presioni.
“Mënyra e formulimit të letrës dhe mënyra si dërgohet kjo letër si nënkryetar i kuvendit. I është drejtuar gjykatës letrën si zëvendës i Lindita Nikollës. Kjo do të thotë se personi që i adresohet gjykatës me këtë letër ka kulturë të pakët juridike, institucionale...”, tha ai.
Sefa u shpreh pro propozimit të grupit të Rithemelimit për koalicione parazgjedhore, por sipas tij listat e hapura janë një imazh i largët.
“Këta janë akoma në nivelin që kryetari i partisë cakton listën këta janë në listë dhe votohet partia. Këta duan të votohet partia dhe të mos votojnë këta. Këta thonë votoni partinë por përfaqësues të popullit jemi ne. Jemi shumë dakort që të rikthehen koalicionet. Nëse palët bien dakort për të pranuar koalicionet para zgjedhore jemi dakort nuk kemi asnjë kundërshtim. Por me sa shoh listat e hapura janë një imazh i largët. Pra nuk i sulmon PS listat e hapura por Rithemelimi, këta vullnetarë të rinj të Ramës për të thënë që nuk i duam”, u shpreh Sefa.
Sefa komentoi edhe vendimin e Gjykatës së Tiranës e cila shtyu seancën për shqyrtimin e kërkesës së Gazment Bardhit për çrregjistrimin e Bashës si kryetar të PD-së. Ai u shpreh se Bardhi ka bërë mbledhje imagjinare te këshillit.
“Procesi ka nisur në 27 korrik me kërkesë të Bardhit. Siç e mbani mend bëri mbledhjen e këshillit imagjinar. Deri më tani gjykata nuk ka marrë një vendim nëse këta munden të bëjnë kërkesa të tilla”, tha ai.
Lini një Përgjigje