TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Mars 2025, 17:57

“Por kur del Luli e thotë t’i morën të gjithë”, Rama vijon ‘lojën’ me Bashën: Ai dhe Selamiu me balluket si Greta Garbo janë më seriozët

Shkruar nga Pamfleti

“Por kur del Luli e thotë t’i morën të

Kryeministri Edi Rama vijon të mbajë në lojë Lulzim Bashën. Ky i fundit ishte zhdukur nga skena politike, por Rama e ka rikthyer, duke luajtur në distancë me njëri-tjetrin. Basha e ka kapur fillin dhe reagon përmes videove në rrjetet sociale, teksa përgjigjet e kryeministrit nuk kanë munguar.

Gjatë një takimi në Berat, Rama e ka përmendur sërish Bashën.

Por kur del Luli thotë, t’i morën të gjithë. Se Lulin po marr se, Luli është më seriozi nga ata. Mbas Kujtim Gjuzit, se është Kujtim Gjuzi i pari, po atë e diskriminuan. Jo, ishte Selamiu, ishte tërhequr nga koalicioni madhështor. I keni parë baluket e Selamiut çfarë kryevepre si Greta Garbo. Ata janë më seriozët. Pra, unë jam shumë krenar, që nuk diskutohet që është dhimbje dhe nga ana njerëzore. Kjo periudhë kohe që tek ne është 2 vjet, 3 vjet për jetën e vendit është një fragment. Ama fëmijët tanë do e përfitojnë atë që dot kurrë se kanë përfituar fëmijët, e fëmijëve të fëmijëve, deri sa erdhëm ne, sepse asnjëherë në Shqipëri nuk ka pasur vullnet për të bërë shtet”, tha Rama.

 

Lini një Përgjigje