
Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji e ka quajtur të padrejtë vendimin e Gjykatës Speciale për të mos lejuar ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi të marrë pjesë në varrimin e babait.
Me anë të një postimi në Facebook, ai shkruan se ky është një injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor. Sipas Salianjit, asnjë gjykate me çfarëdo statusi special, nuk mund të jetë mbi vlerat humane, mbi logjikën njerëzore.
“Prej çlirimit të Kosovës shume përpjekje janë bërë për të goditur lavdinë e UÇK. E gjitha ka qënë e kotë. Çdo ditë në liri, ka treguar se lufta e UÇK ka qenë e drejtë. Çdo sukses i Kosovës, me ecjen drejt integrimit, me konsolidimin e shtetit, i jep kredite e lavdi luftëtarëve.
Arrestimi i drejtuesve të UÇK është një nder aktet qe kosovaret ja njohin vulën qe do te njollosë luftën e tyre për liri. Po aq sa sjellja e sotme ndaj Hashim Thaçit, qe i refuzohet e drejta për te marre pjese ne ceremoninë e varrimit te babës është brutale arbitrate e shkelje ne liri e te drejtave te njeriut.
Është sa injorim i ligjit ndërkombëtar dhe shkelje e kodit zakonor. Asnjë gjykate me çfarëdo statusi special, nuk mund të jetë mbi vlerat humane, mbi logjikën njerëzore. Kjo është një padrejtësi ndaj Kosovës, jo thjesht ndaj një themeluesi, luftëtari. Kosova ka një mënyrë për ta çuar në vend këtë padrejtësi. Duke shënuar arritje të reja në zhvillim, në integrim, në respektimin e të drejtave të njërit, në sundimin e ligjit.
Ndërsa babait të ndjerë të Hashimit jam i bindur që nuk do t’i mungojnë nderimet e respekti siç e ka në traditë shqiptari”, shkruan Salianji.
Lini një Përgjigje