TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Mars 2025, 11:49

Si e preu Sali Berisha për herë të tretë në besë “besnikun” Besnik Mustafaj

Shkruar nga Pamfleti
Si e preu Sali Berisha për herë të tretë në besë
Sali Berisha dhe Besnik Mustafaj /

Për të garantuar djalin në listën e mbyllur të Tiranës dhe mbi “vijën e kuqe” të rrezikut, Besnik Mustafaj takohej shpesh me bashkë- patriotin Sali Berisha e madje i shkonte në shtëpi, kontakte që i mbajti deri 1 orë para dërgimit të listës në KQZ, kur e mashtroi...

Në listat e kandidatëve për deputetë të PD, mungon Andi Mustafaj, djali i ish-ministrit, ish-deputetit e ish-ambasadorit Besnik Mustafaj, i njohur si “shërbestar besnik” i Sali Berishës dhe përfitues maksimal gjatë pushtetit të tij.

Megjithëse Andi Mustafaj kandidoi në primaret e PD të Qarkut Tiranë dhe mori 414 vota, nipi tropojan nuk ishte në listat e mbyllura dhe as në listat e hapura të Tiranës e të asnjë qarku tjetër, që “xhaxha” Saliu dërgoi në KQZ, fakt që krijoi çudi brenda SHQUP-it.

Së pari, mungesa e tij në lista, krijoi çudi sepse për t’u bërë deputet, Andi Mustafaj erdhi nga Parisi e emërua drejtues i departamentit “Brain Gain” (Fitimi i Trurit) në PD, dhe me urdhër të Sali Berishës e ndikim të babait, u promovua në media si “Yll i PD”.

Si e preu Sali Berisha për herë të tretë në besë

Së dyti, sepse për 2 muaj radhazi para dorëzimit të listave të kandidatëve në KQZ, Andi Mustafaj dilte çdo 2 ditë në emisionet e “TV-Syri” të familjes Berisha e televizione të tjera, ku prezantohej si kandidat për deputet i sigurt në listat e mbyllura të PD në Tiranë.

Madje disa herë, ai ka qenë pjesë e debateve televizive me temë “Parlamentarët e rinj të PS nga platforma Deputeti që Duam dhe të PD nga primaret, ku u thoshte moderatorëve, se po kontribuonte shumë dhe meritonte të ishte deputet.

Së treti, për të garantuar djalin në listën e mbyllur të Tiranës dhe mbi “vijën e kuqe” të rrezikut, Besnik Mustafaj takohej e bisedonte shpesh me bashkë-patriotin Sali Berisha, madje i shkonte në shtëpi, kontakte që i mbajti deri 1 orë para dërgimit të listës në KQZ.

Por, Sali Berisha nuk e futi djalin e Besnik Mustafajt në listën mbyllur, megjithëse ai ishte ndër më të votuarit në primaret e Qarkut të Tiranës, ishte aktiv në media dhe la punën në Paris për t’u bërë deputet në Shqipëri.

Në deklaratën e tij publike të mbushur me trishtim e zhgënjim të fshehur, Andi Mustafaj, bëri këtë sqarim: - Ju vë në dijeni se, në marrëveshje me zotin Berisha, nuk do të jem kandidat për deputet, por do të jem deri në fund në llogoren time për t'i shërbyer fitores së PD”.

Por zërat në kupolën e PD, thonë se ishte Sali Berisha, ai që preu në besë “mikun besnik” Besnik Mustafaj, duke mos i futur të birin në listën e mbyllur, dhe ai nuk pranoi të jetë në listë hapur, ku duhet të bënte luftë për vota, me kandidatët e PD, PS e partive të tjera.

Sali Berisha e ka mashtruar dhe prerë në besë “besnikun” Besnik Mustafaj, duke mos i futur djalin në listë për deputet as në zgjedhjet 2017 e 2021, duke iu përbetuar se listat i kishte bërë Lulzim Basha pa dijeninë e tij.

Ndërsa këtë herë, për të dalë i larë, ka përhapur fjalë sikur listat i kanë bërë Flamur Noka e Albana Vokshi, të cilët nuk mund të futeshin as vetë në listë pa dashur Saliu./Pamfleti

sali berisha besnik mustafaj

Lini një Përgjigje