Ekuivalenti e miku “non grata” Sali Berisha, ia bëri nderin Ilir Metës, duke e futur në listën e mbyllur të Fierit, me qëllimin e vetëm për ta liruar, por siç duket, ai e di që nuk i shpëton dot burgut edhe sikur të bëhet deputet dhe ka frikë se do ta marrin përsëi zvarrë në parlament, prandaj vendosi t’ia kalojë mandatin e sigurt mikeshës së tij Bruna…
Në çdo dalje publike para arrestimit, Ilir Meta hiqej si cub i politikës, duke thënë se është “çun i pazarit të ri dhe i bie më të fortit”, dhe fliste kundër korrupsionit të Edi Ramës.
Prej 5 muajsh në burg, duke përmendur si adresë banimi Qelinë Nr.5 te Paraburgimi i Tiranës, Ilir Meta vazhdon betohet se nuk ka vjedhur asnjë qindarkë, dhe se kur bashkë me Sali Berishën të vijnë në pushtet, do sekuestrojnë e do t’i kthejnë popullit çdo gjë të vjedhur.
Por hartimi i listave të kandidatëve për deputetë, zbuloi se Ilir Meta, përveçse i “pa korruptuar e i ndershëm” në çdo detyrë që ka pasur, është edhe “guximtar” në garën për votat e 11 majit.
Me një deklaratë publike groteske, banori i qelisë nr. 5, Ilir Meta, tha se i kishe kërkuar me këmbëngulje kryesisë së Partisë së Lirisë, që ta hiqte si kandidat nga lista e mbyllur e Fierit dhe të vendoste në listën e hapur të Tiranës.
Gjysma e anëtarëve të kryesisë ish-ministra, ish krye-bashkiakë e ish-drejtorë që janë të lirë dhe në vila luksoze, kanë braktisur Partinë e Lirisë, ngaqë Ilir Meta nuk mundi t’i fuste në listat e mbyllura, megjithëse hodhën miliona për t’u bërë deputetë, nga frika se do shkojnë në burg.
Ndërsa vetë krye-hajduti Ilir Meta që është në burg, paska kërkuar të jetë në listë të hapur, duke fshehur atë që mendon realisht dhe e ka bindje, ose ia ka kanë këshilluar.
Siç duket, ai e di që nuk i shpëton dot burgut edhe sikur të bëhet deputet, sepse di që do ta marrin përsëri zvarrë, prandaj vendosi të mos e djeg mandatin e sigurt në Fier, dhe ia kaloi mikeshës së tij Brunilda Haxhiu, të cilën e ka emëruar Zv/Sekretare të Përgjithshme të Partisë së Lirisë dhe Sekretare për Dinjitetin e Familjes.
Nëse Ilir Meta do qëndronte te lista e mbyllur, do bëhej deputet e do merrte mandatin nga KQZ, por pa nisur legjislatura e re parlament e pa bërë betimin si deputet, SPAK do kërkonte rikthimin e tij në burg, sepse ai është i pandehur për korrupsion, pastrim parash, fshehje të pasurive dhe po hetohet për porositje vrasjesh me pagesë.
Përballë kësaj rrethane penale që nuk e shpëton nga burgu, por e denigron me shumë me ri-arrestim të dytë, Ilir Meta ka menduar, që më mirë qëndrojë në burg deri në përfundim të gjykimit e ta trajtojë veten si “i bugosur politik”.
Pra, nuk do që të marrë mandat deputeti, sepse nuk ka imunitet paprekshmërie, por edhe sikur të kërkojë mandat, një “monstër” si Ilir Meta, nuk mund të fitojë dot në listë të hapur, ku për pak vende garojnë shumë “ujqër” të PD e PS në gjëndje të lirë./Pamfleti
Lini një Përgjigje