
Kryeministri Edi Rama vijon sulmet dhe akuzat në drejtim të koalicionit opozitar ‘Shqipëria Madhështore’ që drejtohet nga Sali Berisha.
Në rubrikën e tij “Sy m’ Sy” në rrjetet sociale, Rama nuk ka ndalur ironizimet në drejtim të Berishës, të cilin prej kohësh e krahason me “bufin e kënetës”.
“Nuk ka PD, ka kënetë. Atje nuk ka demokraci, ka një buf kënete. Shqipërinë në BE e fut ky që sheh këtu, jo shitësit e qilimave fluturues që thonë jemi parti të reja,” u shpreh Rama, duke nënkuptuar se qeveria e tij është e vetmja forcë që mund të çojë përpara integrimin evropian të Shqipërisë.
“Por në Kavajë ka ndodhur diçka dhe se mileti i Kavajës duhet ta marri si një ofendim, jo se do më dëgjojnë mua, por shkuan ata atje votuan pseudoprimaret zgjodhën kandidatin më të votuar të primareve dhe tak-fak ia hëngri bufi i kënetës kandidatin, se doni atë bufin që shkonte njëherë në 4 vjet ngrinte dy gishtat, se të paktën Luli i kishte flokët pikë. Doni ta mbani, mbajeni...!”, tha kryeministri.
Ai nuk kurseu as ironinë ndaj ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha, duke përshkruar me tone sarkastike paraqitjet e tij publike gjatë fushatave elektorale. Por në rastin e Bashës, Rama premtoi se do të reagojë pak më vonë, pasi ish-kreu demokrat në orët e mëngjesit është në gjumë.
“Live nuk e fus dot se është duke fjet, por do t’i jap një përgjigje se më ka kërkuar dje prapë. Po leje të flejë edhe içik. Është ora 09:08, se nga 12:00 zgjohet. Tani që është zgjuar, se ai feston Vitin e Ri, të nesërmen fle gjumë dhe zgjohet në pranverë. Pranvera për të nuk fillon më 14 mars, por me 22 qershor. Por është zgjuar këtë herë, më ka surprizuar”, tha Rama.
Lini një Përgjigje