TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Mars 2025, 07:02

Jenishehri i zhgënjyer nga Berisha: Më mashtroi me koalicionin, gati të pi kafe me Ramën

Shkruar nga Pamfleti

Jenishehri i zhgënjyer nga Berisha: Më mashtroi me koalicionin, gati

Selami Jenishehri, kryetari i partisë së Pensionistëve, ka braktisur koalicionin e Sali Berishës, "Shqipëria Madhështore", duke deklaruar se është mashtruar nga eksponentët e PD-së, madje shpërtheu dhe ndaj Berishës, për të cilin tha se ka hallin e SPAK.

Jenishehri e deklaroi largimin nga koalicioni në emisionin "Të Paekspozuarit" duke nënvizuar se njerëzit në listën e Berishës janë servilë!

I pyetur nëse do pranonte takim me Edi Ramën, ai deklaroi se nëse Rama e thërret për një kafe, do të shkonte patjetër, ndërkohë që risolli në vëmendje kërkesën e tij të kahershme për vendosjen e detektivit privat në Shqipëri, që ai thotë se mund të ndihmojë në rregullimin e vendit.

“Sali Berisha do të shpëtojë veten nga SPAK-u, vë servilat aty, njëri më i zi se tjetri. Ai çon dorën, çon edhe ai dorën... As nuk e lexojnë se çfarë kanë përpara. Nuk mund të ecësh para me këtë politikë. Ti do të shkosh në zgjedhje në 11 maj kur janë të paligjshme. Do të bëj kallëizm penal të gjithëve”, tha ai.

Si e shpjegon që pensionistët e duam shumë Edi Ramën, vdesin për Edi Ramën dhe ti nuk e do?

Selami Jenishehri: Unë kam qenë në koalicion me Ramën, kur vinte ai unë çohesha në këmbë dhe e respektoja. Ai tha nuk kam punë me ju, dal vetëm. Aty ku e ka gabim Rama unë ia kam thënë në Parlament. Ai nëse do të rregullojë Shqipërinë, ai vë dedektivin privat...

Eh po, kemi luftuar për këtë, që emisionin e parë që ka ardhur, ky do detektiv privat, por nuk e bëjnë.

Selami Jenishehri: Unë nuk vjedh dhe nuk kam frikë, prandaj e hedhin poshtë ata. Rama e hedh poshtë që mos kontrollohen ministrat.

Koalicioni Shqipëria Madhështore, duket si ideja e Trumpit?

Selami Jenishehri: Po qe ideja Trump unë e respektoj se ai ka kokat e botës rreth e përqark. Po të jenë zgjedhjet e ligjshme unë e repsketoj. Por është i paligjshëm dhe unë nuk votoj fare për këta. Nëse Rama bën zgjedhje të ligjshme, bisedojmë.

Po edhe Rama mund ta thërrasë. Pse mos pijë kafe me Jenishehrin?

Selami Jenishehri: Po më thirri, unë shkoj.

Lini një Përgjigje