
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Speciale për të mos lejuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi që të marrë pjesë në varrimin e të atit i cili nderoi jetë mbrëmjen e djeshme.
Me anë të një postimi në rrjetin social, “X”, Rama e quajti këtë vendim të gjykatës një akt të turpshëm, dhe shkelje e të drejtave të njeriut.
A new low from a shameful and shameless tribunal that has turned international justice into a charade, democratic rights into empty words, and the goodwill of the Kosovo Parliament into the most brutal of boomerangs! pic.twitter.com/yfzQt2Vw9t
— Edi Rama (@ediramaal) March 17, 2025
“Një ultësirë e re nga një gjykatë e turpshme dhe e paturpshme që drejtësinë ndërkombëtare e ka kthyer në shaka, të drejtat demokratike në fjalë boshe dhe vullnetin e mirë të Kuvendit të Kosovës në bumerangët më brutalë”, shkruan Rama në platformën “X”
Lini një Përgjigje