TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Mars 2025, 21:18

Doli në përgjime duke bërë pazare për drejtësinë, reagon Klotilda Bushka: Po hidhet baltë ndaj meje

Shkruar nga Pamfleti
Doli në përgjime duke bërë pazare për
Bushka-Llagami

Deputetja socialiste Klotilda Bushka ka reaguar lidhur me disa mesazhe që janë publikuar ditë e fundit në media.

Disa komunikime telefonike mes Bushkës, ish-kryetares së KLGJ, Naureda Llagamit dhe kësaj të fundit me një person të tretë, të publikuara së fundmi nga “Ora News” hedhin dritë për përpjekjet e zonjave për emërimin e Llagamit në Kushtetuese.

Në respekt të miqve, dashamirësve dhe të gjithë atyre që më njohin dhe që më kanë besuar votën e tyre, ndjej detyrimin të sqaroj se shpifjet dhe balta që po hidhet ndaj meje nga media të caktuara janë tërësisht të pavërteta. Këto janë sajesa me qëllime të caktuara dhe nuk kanë asnjë bazë në realitet. Për këtë arsye, që nesër do të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të vënë drejtësinë në vend. E vërteta nuk mund të fshihet nga gënjeshtra”, shkruan Bushka.

 

Lini një Përgjigje