TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Mars 2025, 20:19

“E kam ditë gëzimi se jam lidh me Lulin”/ Rama-Basha i rikthehen ‘dashurisë’ së vjetër, vijojnë të "çmallen” me njëri-tjetrin (Video)

Shkruar nga Pamfleti
“E kam ditë gëzimi se jam lidh me Lulin”/ Rama-Basha i
Rama-Basha

Rikthehet telenovela Rama-Basha...

Edi Rama dhe Lulzim Basha janë çmallur sot me njëri-tjetrin. Dikur "flirtonin" mes tyre, por zhvillimet në PD e krisën 'dashurinë'. Mirëpo sot kanë kujtuar hohërat e vjetra.

Ishte kreu i Demokratëve Euroatlantikë që përmes një video “ngacmoi” Ramën, i cili ju përgjigj dhe të dy janë bërë viralë, njëri hidh dhe tjetri prit.

O Ramë kishte pyetur ku është Luli. Ja ku e ke Lulin, me Orjola Pampurin, me demokratët euroatlantikë”, tha Basha në një video nga takimet e tij me strukturat e partisë.

Në rubrikën “Çkemi ndonjë të re”, Rama reagoi me ironi duke i kujtuar lajmin fake që qarkulloi në rrejt se Basha kishte ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti. Rama i thotë me ironi se vetëm ai e besoi që ishte gjallë.

Po mer Lul, si mos pyesja për ty, na thave sytë mer zotni! Vdiq Luli, thanë… vetëm unë s’e besova, se e di që je i pavdekshëm. Stres zero, gjumi top, 7x7 po 42, ku ka vdekje që të afrohet ty o Lul!”, tha Rama.

Më pas reagoi sërish Basha, i cili me ironi tha se 7x7 bëjnë 313, duke kujtuar burgun. “Prapë kishte pyetur për mua. Në listë të hapur jam me Koalicionin Euroatlantik në Tiranë. Po ti mo Ramë ku je? Ke thënë se do të jesh në listë të hapur, nuk ishe as në Tiranë, as në Shkodër, Vlorë, Durrës, Fier. Ku je fut mo Ramë? Epike pasha zotin! Ke gjithë shtetin në dispozicion dhe prapë shkon në listë të mbyllur. Apo ke naj frikë se frika të bën keq për gjumin, e di ti. Dhe nuk mu përgjigje se ku i ke shokët. E di atë këngën e Unikatil ku të kanë mbetur shokët, ku i ke mo Ramë shokët. Sa bëjnë 7x7 mo Ramë, 313”, tha Basha.

Rama më pas e ironizoi nga Fieri. Tu teksa fliste për pasaportën e BE, tha se ai kaq mund të bëjë, pasi ai që mund të heqë vizita me SHBA është vetëm Luli.

Por Basha ju përgjigj me një tjetër video, duke ironizuar se nuk e zë gjumi për shokët te burgu. Teksa përmendi dhe vizat, Basha u kujdes të thotë se nuk e ka për vizat në tavolinë. /Pamfleti

Rame ke fol përçart. Si i kishe thënë shqiptarëve, kur fle shumë s’lëviz as fija e flokut. Ku mer vesh ti mo Ram, ti as flokë nuk ke, as gjumi nuk të zë nga meraku i shokëve tek 313-ta. Mos fol për gjëra që s’mer vesh. Ku mer vesh si hiqen vizat?! Se kam fjalën për ato vizat në tavolinë. E kam fjalën për vizat e Bashkimit Europian. E mban mend çfarë u the shqiptarëve para 15 vitesh, pse ‘Lul Basha do ua heqi ju vizat me Bashkimin Europian’. Ja pra që i hoqëm. Ashtu siç i hoqëm me Bashkimin Europian, ashtu do ua heqim edhe vizat me Amerikën shqiptarëve, Ram. E di ti e ke marrë vesh. Po një pyetje s’mu përgjigje, çfarë të ka futur frikën që ike nga lista e hapur mo Rame”, tha Basha.

Lini një Përgjigje