TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Mars 2025, 20:00

Ministra, deputetë e krerë bashkish në qeli, Rama i shet të gjithë: Një bie, mijëra ngrihen

Shkruar nga Pamfleti

Ministra, deputetë e krerë bashkish në qeli, Rama i shet të

Kryeministri Edi Rama i ka shitur të gjithë ata që sot janë në qeli. Edhe pse doli dhe nisi akuzat pas ndalimit të Veliajt, tani e ka ndryshuar totalisht retorikën.

Sot ka në qeli ish-ministra, deputetë, krerë bashkish, drejtorë etj. Por për Ramën nuk përbën asnjë problem, pasi sipas tij, kur një bie me mijëra ngrihen. Kështu deklaroi kryeministri nga Fieri, ku dhe prezantoi kandidatët.

Ne e kemi bërë këtë reformë, ne kemi qenë të vetëdijshëm që kjo reformë do kishte këto rrjedhoja. Qajnë hallin tim, ti kapën thonë? Ca më kapën? Kjo familje është një bie mijëra ngrihen, ne jemi 800 mijë do shkojmë 1 milion në 11  maj këta thonë ti kapën. Por nuk mundet dot të mbetet kjo një çështje e vullnetit tonë, sepse gjerat nesër do ndryshojnë. Ju e shikoni që pala tjetër thotë më 11 maj do fitojmë do çlirojmë TIkTok dhe do shkrijmë SPAK, shiko çfarë aluçinacione. Ata në fakt do fitojnë Noc Rrokun, por kjo nuk garantohet kështu, por garantohet duke hyrë në BE. Se në momentin që Shqipëria bëhet anëtarë e BE nuk ka qeveri që ta verë në diskutim drejtësinë para ligjit”, tha ai.

Lini një Përgjigje