TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Mars 2025, 09:42

Mbahet sot konferenca e katërt ndëqeveritare me BE, hapet grup-kapitulli i tretë i negociatave

Shkruar nga Pamfleti

Mbahet sot konferenca e katërt ndëqeveritare me BE, hapet

Shqipëria do të ulet sot në konferencën e katërt ndërqeveritare në Bruksel me Bashkimin Europian për të hapur një raund të ri bisedimesh, grupkapitulli i tretë i negociatave për konkurueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse.

Kjo u konfirmua edhe nga shefi i diplomacisë polake, Radoslaw Sikorski, i cili theksoi avantazhet e politikës së zgjerimit të BE-së.

“Ne shpresojmë që të hapim një grup-kapitull të ri të negociatave me Shqipërinë në një konferencë ndërqeveritare që do të zhvillohet muajin e ardhshëm dhe po ashtu vijimin e negociatave edhe me Malin e Zi. Zgjerimi është një proces me përfitime të dyanshme, si për shtetet kandidate dhe për ato anëtare të BE-së. Po ju jap si shembull shifrat në rritje të tregtisë mes Gjermanisë dhe Polonisë që nga koha kur ne u bëmë shtet anëtar. Tregtia mes nesh u rrit me 8 herë”, tha Radoslaw Sikorski.

Më 15 tetor, me Shqipërinë u hap grup-kapitulli për çështjet themelore që përfshin reformat kyçe në drejtësi, sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe funksionimin e institucioneve demokratike.

Më 17 dhjetor janë hapur diskutimet për grup-kapitullin e gjashtë, atë për marrëdhëniet e jashtme, politikën e sigurisë dhe atë të mbrojtjes.

Kjo tryezë është e një karakteri teknik dhe vendi përfaqësohet vetëm nga kryenegociatorja Majlinda Dhuka dhe Ministrja për Administratën Adea Pirdeni. Me bisedimet e radhës shkon në 4 numri i grup-kapitujve të hapur nga 6 në total.

Lini një Përgjigje