
Kujtim Gjuzi, kryetari i Partisë Konservatore, pjesë e koalicionit të opozitës për “Shqipërinë Madhështore” për zgjedhjet e 11 majit ka folur lidhur me zhvillimet e fundit politike.
Ai u shpreh se më 11 maj, topin e ka në dorë Berisha. Sipas tij, problem është se si trajner, kujt do t‘ia lejë topin për penalltinë doktori. Kujtim Gjuzi shton se Rama e ka skuadrën në burg.
“Rama ka gabuar dhe unë këtu do të kërkoj sinqerisht edhe me zemër në dorë se si qytetar i hershëm në këtë qytet. Në nuk jemi të fortë si Tiranas, nuk bëhemi të fortë për shumë arsye. Por kur kam dalë në primare e kam pasur këtë ide që ti dal përpara. Unë tani nuk mund ti dal përpara Ramës sepse dikush do të thotë se ky është pensionist. Por meqenëse Rama do të kthehet kryetar bashkie…edhe Rama është pensionist në këtë rast. A e dini pse. Ne kërkuam që institucioni i Kuvendit të rrijë aty. Demokratët donin ta rrezonin. Basha i futi njerëzit aty. Por doktori është njeri i përgjegjshëm, ai është baza që në trashëgojmë prej shumë vitesh. Pra për të arritur në konkluzion. Kur unë shkova të primaret, shkova me idenë që t’i kthej reston e bastit.
Më 11 maj, topin e ka në dorë doktori, problem është se si trajner doktori kujt do ja lejë topin për penalltinë. Edi e ka skuadrën në burg tani. Ka tre skuadra A, B, C, i ka burg. Po të marrësh administratën ajo shkon në 10-11 skuadra të tjera në burg”, tha Gjuzi për “Syri Tv”.
Lini një Përgjigje