TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Mars 2025, 11:27

“Shqipëria Madhështore” nr.1 në fletën e votimit, Meta nga qelia: Presim fitore plebishitare

Shkruar nga Pamfleti

“Shqipëria Madhështore” nr.1 në fletën e

Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, në koalicionin ku bën pjesë edhe Partia e Lirisë renditet e parë në fletën e votimit.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Meta shkruan se “Koalicioni ynë, “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, starton garën me numrin 1. Koalicioni ynë del po i pari më 11 Maj me një fitore madhështore! Më 11 maj fitorja plebishitare fillon nga Tirana dhe do të përqafojë të gjithë Shqipërinë si një flamur madhështor shprese!”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) miratoi dje listat e kandidatëve për deputetë të koalicionit PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Partia Aleanca Kombëtare dhe Lëvizja Atdheu, ndërsa është miratuar edhe renditja në fletën e votimit për subjektet zgjedhore.

I para në listë do të jetë, koalicioni “PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ndërsa Partia Socialiste do të renditet e pesta.

Renditja në fletën e votimit

PD-Aleanca për Shqipërinë Madhështore

Partia Lëvizja Bashkë

Lëvizja Atdheu

Partia Koalicioni Euroatlantik

Partia Socialiste

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare

Partia Aleanca Demokracia e Re

Djathtas për Zhvillim

Partia Mundësia

Partia Social Demokrate

Lini një Përgjigje