
Kryeministri Edi Rama i është rikthyer retorikës për drejtësinë. Gjatë një takimi me socialistë në Berat, Rama i përmendi emrin dhe Altin Dumanit.
Ai ka shprehur respekt për respekt për kreun e SPAK, teksa shtoi se ai dhe përpara Reformës në Drejtësi ka qenë prokuror, por nuk e ka pasur këtë pavarësi, që sipas Ramës ia ka dhënë Partia Socialiste.
“Altin Dumani meriton shumë respekt, ishte aty dhe më parë pse nuk e bënte këtë detyrë në këtë formë. Përse nuk arrestonte dot më parë një ministër? Si ka mundësi që një ministër që nga 1912 nuk është thirrur nga pavarësia e gjyqësorit. Të gjithë ata që janë vrarë dhe janë burgosur janë nga udhëheqja nga Zogu, nga Enveri dhe nga Bufi Kënetës. I burgosuri i fundit politik është Fatos Nano. Shpatën e drejtësisë e ka mbajtur i pari dhe ne e dorëzuam shpatën. Ne dhe ju dorëzuam shpatën, nga pushteti politik ja dhamë një trupe të pavarur”, tha Rama.
Lini një Përgjigje