
Tani që erdhi fushata, kryeministri Edi Rama ka nisur gallatën me qytetarët. Sot ai ishte ishte kantierin e rrugës Berat-Ballaban 60 km e gjatë, e cila lidh tre bashki Berat-Përmet-Tepelenë.
Rama ka pyetur një të ri për notat, i cili ka thënë se i ka 7-ta. Kjo e acaroi kryeministrin, duke i bërë moral. Teksa krahasoi dorën e tij me atë të një të moshuari që e kishte me kallo.
“Shihe dorën këtu, e sheh mirë dorën…Epo ty nuk të kërkohet të bësh duart me kallo, të kërkohet të futësh këtu në kokë farat që të korrësh pastaj edhe të jesh i zoti i vetes. Unë do të të ndjek ty këmba-këmbës. mbaje mend çfarë do të të them dhe nuk dua të më thuash më 7, çfarë 7, ti duhet të jesh në të gjitha shkëlqyer”, iu drejtua Rama të riut.
Lini një Përgjigje