Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, i ka bërë thirrje Greqisë që të finalizojë marrëveshjen për njohjen e pensioneve dhe sigurimeve shoqërore për emigrantët shqiptarë, duke e cilësuar këtë si një çështje të të drejtave themelore të njeriut.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Braçe u shpreh se mijëra shqiptarë që kanë jetuar dhe punuar për vite me radhë në Greqi vijojnë të mos përfitojnë nga kontributet që kanë derdhur në skemën e sigurimeve shoqërore, ndryshe nga shtetasit e vendeve të tjera të Bashkimit Europian.
Deputeti socialist tha se shteti grek ua ka njohur sigurimet shoqërore shtetasve rumunë dhe polakë, ndërsa sipas tij, emigrantët shqiptarë vazhdojnë të trajtohen ndryshe. Ai ngriti pikëpyetje mbi këtë qasje, duke e konsideruar atë të padrejtë ndaj komunitetit shqiptar në Greqi.
“Ajo që dhemb shumë në këtë histori, është marrëveshje me Greqinë. Berisha ka qenë disa herë kryeministër i Shqipërisë disa herë, por nuk ia doli të arrijë një marrëveshje për punëtorët shqiptarë që kanë qenë, kanë punuar e kontribuar, kanë mbajtur ekonominë e Greqisë, në harkun e viteve të tij. Edhe sot që e kishte mundësinë të fliste për këtë gjë, nuk e tha asnjë fjalë. Sepse për të shqiptarët e Greqisë, apo punëtorët shqiptarë të Greqisë, janë kundërshtarë. Janë njerëz që kanë votuar 90-95% PS-në.
Prandaj për ta nuk duhet folur. Kjo nuk është një histori pensionesh, por një çështje themelore e të drejtave të njeriut, e shqiptarëve që punojnë e jetojnë në Greqi. Greqia s’ka asnjë të drejtë të mbajë atje kontributet e sigurimeve shoqërore të shqiptarëve. Kur nuk u jep atyre asnjë shërbim. Konkurrojmë ne si vende fqinje edhe për informalitet. Greqia po shkel të drejtat themelore të shqiptarëve. Polakëve e rumunëve Greqia ua ka njohur sigurimet shoqërore. Si ka mundësi që Greqia kujtohet për të drejtat e shtetasve shqiptarë këtu në Shqipëri dhe nuk kujtohet për të drejtat e shtetasve shqiptarë në Greqi”, tha mes të tjerash Braçe.
Lidhur me protestën e zhvilluar gjatë këtyre ditëve kundër ndërtimit të resortit turistik në Zvërnec të Vlorës, Braçe tha se atje ka shumë qytetarë të ndershëm, ashtu siç sipas tij ka edhe njerëz që kërkojnë ta shfrytëzojnë këtë situatë për qëllime politike.
Me thënë të drejtën Sali, unë nuk hiqem, unë jam. Ashtu siç edhe ti Sali je. Të njohin shqiptarët, të njohin ndërkombëtarët, të njeh edhe drejtësia. Je njeri i famshëm Sali në këtë lëm. Por kjo që bën që një ditë thua një gjë, ditën tjetër thua një gjë tjetër, natyrisht që kjo na ndan. Unë nuk e bëj dot atë gjë. Unë them qartësisht atë që mendoj. Me këtë historinë e kësaj protestës, unë nuk e ndërroj qëndrimin si ty. Në atë protestë ka shumë qytetarë, ashtu siç ka edhe përfitues politik. Janë banalë. Janë gjithmonë atje në atë protestë. Ashtu siç ka doemos njerëz që protestat duan t’i evidentojnë, t’i bëjnë më të mëdha seç janë. Janë edhe këta konspiracionistët konservatorë që sajojnë shitjen e një vendi, ashtu siç ka edhe të rreshtuar me ta, që i bësojnë të gjitha. Në fund ka edhe rrugeçër banalë, që nuk u vjen turp fare nga robt e tyre, kur shajnë robt e të tjerëve”, vijoi më tej Braçe.
Nacionalizem prej kone.. Ik ereee braqeee mos bej tym kot