TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Qershor 2026, 14:30

Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin: Dizinformimi përballet vetëm me transparencë

Shkruar nga Pamfleti
Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin: Dizinformimi
Erion Braçe

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec.

Në një postim në rrjetet sociale, Braçe theksoi se në kushtet kur flitet për një “luftë hibride” dhe përhapje dezinformimi, përgjigjja e vetme është transparenca e plotë ndaj qytetarëve.

Reagimi i Braçes:

PO, E DËGJOVA IVANKA TRUMPIN;

Ma keni dërguar aq shumë herë, sa u detyrova ta dëgjoj!

Shikoni, unë i mirëkuptoj të gjithë ata që të menduarin e kanë sfidë, e refuzojnë ose përtojnë të mendojnë; por nuk mirëkuptoj cilindo që të menduarin e ka proces të fituar që nga shkolla e në vijim. E dini pse? Sepse, menjëherë pasi dëgjova deklaratën, pyetja që bëra me zë ishte:

ZONJË, A KENI JU NJË AKT BLERJEJE TË ISHULLIT TË SAZANIT?

Sepse kjo botë e pronave funksionon me letra, jo me gojë!

Unë e kuptoj që ka një luftë të madhe me Donald Trumpin dhe familjen e tij; në të janë përfshirë plot njerëz, nga Amerika në Evropë, dhe janë në të drejtën e tyre. POR NUK E KUPTOJ KU HYN SHQIPËRIA KËTU?! Po e mbytni me dezinformim dhe në mes të dezinformimit! Nuk e meriton! Na lini jashtë kësaj, sepse po dëmtoni ekonominë tonë, degën kryesore të saj turizmin pikërisht në nisje të sezonit të lartë; po dëmtoni marrëdhënien tonë me investimet e huaja direkte! Nuk e meriton ky vend!

Në mes të kësaj lufte, unë nuk arrij të kuptoj, tani refuzoj ta mirëkuptoj MUNGESËN E TRANSPARENCËS ende;

DUHET TË BËJMË TRANSPARENCË TË PLOTË PËR KËTË ÇËSHTJE, edhe pse është vonë dhe tani shumëkush mund të mos ketë interes për faktet, por CNN jo, Reuters jo!

Një faqe me akses të lirë për këdo, ku të publikohet gjithçka për këtë çështje: shprehja e interesit  hera e parë, hera e dytë; diskutimet, procesverbalet e diskutimeve; kërkesat tona, detyrat e lëna; ideja e përmirësuar; leja e zhvillimit; detyra e projektimit; projekti i parë arkitekturor; rrëzimi, detyrat e lëna; detyrat e përmbushura; projekti i dytë arkitekturor; vendimi; detyrat e lëna; kushtet e vendosura; detyrat dhe kushtet e përmbushura; ato të papërmbushura; DETYRAT NË LIDHJE ME MJEDISIN; kushtet e vendosura; mënyra e zhvillimit; faza në të cilën jemi; si dhe kur vijon; INVESTITORËT; pronarët përfitues; marrëdhënia e tyre në këtë projekt; sipërmarrësit; nënkontraktorët; pronarët e origjinës së tokës; transaksionet e pronësisë deri te zotëruesit fundorë; paratë, burimi i tyre dhe sa do të investohet.

Një faqe ku secili  vendas apo i huaj të lexojë vetë, pa pasur nevojë për askënd që shpjegon e që zhvendos vëmendjen nga aktet dhe dokumentet te shpjeguesi dhe emocionet e tij;

Të thuash se jemi në mes të një LUFTE HIBRIDE – dhe e tillë është, e dëshmon dezinformimi që po zien kudo  dhe të mos bësh TRANSPARENCË TË PLOTË, nuk ka kuptim; unë nuk e kuptoj!

Dezinformimi përballet vetëm me TRANSPARENCË, me asgjë tjetër.

Transparencën e kemi DETYRIM; nuk jemi në pronat tona, edhe pse për to kemi detyrimin të deklarojmë! JO, JEMI NË TOKË TË SHQIPËRISË DHE DUHET TË MBROJMË INTERESAT E SAJ!

 

braçe del kundër ramës transparencë zvërnec

1 Komente

  1. S
    STUDIO

    SHKON DHE NE CNN dhe flet qe te duket bythlepires ndaj TRAMP dhe ti tregoje atij qe une jam miku juaj dhe populli im eshte nje tufe TALEBANESH QE UNE JAM I VETMI QE I MBAJ NEN KONTROLL....me lejoni ti vjedh deri ne palce dhe do jem miku juaj i perhershem....nuk bejne mik AMERIKANET nje AJDUT qe vjedh kombin e vet.................ndoshta dhe protesten doni te manipuloni ne kte drejtim....keni futur brenda spiunet tuaj....nese nuk jane te zgenjyer prej jush.................................... kot ben opozitarin o BRACEISTE I PS bejini te fala binjakut SALI OPOZITARIT PA OPOZITE qe e perdorni si GOGOL per tju mbajtur ne pushtet....dhe beni sikur jeni ARMIQ jeni miq per koke ai eshte me komunist se ju....DUKESH TEPER FALCO DHE HIPOKRITE....TA ZEME SE Ke TE DREJTE TEK TRANSPARENCA....mos harro ktu SPAKU po ngre akuza super te renda per qeverisjen e KRYEMINISTRIT TEnd o BRACE qe ben naivin PERSE GJITHMON KOMUNISTET socialiste DEGRADOJN NE AJDUTER ORDINER ne grup...zevendes kryeministre BALLUKU qe se shpejti do kete super akuza te tjera....PER GRUP I STRUKTURUAR KRIMINAL...PAFYTYRESIA JUAJ KA KALUAR CDO KUFI...deri ne piken ku DEKORONI TE DENUARIT NGA SPAKU DALE NGA BURGU ne shenje besnikerie midis ajdutesh ne grup...prandaj dhe akuzat jane GRUP I STRUKTURUAR KRIMINAL....NE BASHKI NE AKSH NE PRONA gjithandej CATI E PARTISE QE PIKON DHE MBAN ERE VJEDHJE DHE ABUZIME.....NUK JU PIKON CATIA VETEN NE NJE VEND O BRACE....KENI NGELUR PA CATI FARE.....dhe kjo sesht aspak e fundit.....shoku yt ka thene prisni se skeni pare gje akoma ...dhe ai e di mire kte se eshte vet kryestrumbullari i zullumeve...ne vend qe te shpetoni PS i dilni krah dhe mbeshtesni akoma nje te mare fund....kjo tregon besnikeri mafioze midis ajdutesh jo dashuri per kombin....ju kujtoni se kombi jeni vetem ju te lindurit shtrember apo skic...PO JU CON NE VARR TE GJITHEVE SI PARTI...ne fakt e meritoni kte fat tashme....per fajin tuaj se DETI U BE KOS dhe ju kupola e PS (perjashto antaret e thjeshte qe shumica kan mbetur barkthate) BABEZISHT por BABEZISHT FARE JA HYT ME LUGE TE MADHE ...KENI 14 VJET QE SGOPENI sa keni ngere dhe OPOZITARIZMIN e vertete ne vend.... demi me i madh ARMIQSOR kunder DEMOKRACISE dhe SHENDETIT TE NJE KOMBI...FAJI ME I RENDE QE SJU FALET DUKE BASHKEPUNUAR NE PERVETSIME ABUZIVISTE ME NJE ISH KOMUNISTE QE KA SHKATERUAR OPOZITEN SHQIPTARE ME PLAN DYPALESH dhe konsesusin tuaj pikerisht qe te krijonit kte PUSHTET ABSOLUT TE PAMERITUAR....bashke fajtore ne nje krim edhe me te rende demokratik tjetersimin e votes dhe vullnetin e votuesve shqiptare me 1000 makinazione blerje dhe kercenime votusish me konsensus PD PS... LE PASTAJ ME USHTRITE ELEKTORALE TE NUMERIMIT TE VOTAVE ajdutet perfekt TE TJETESIMIT TE VOTES NE KRIM ZGJEDHOR TIPIK KOMUNIST FASHIST nen dijenine dhe konsensusin e plote te dyshes PD PS... RAMA SALI NEN ROGOZ QE NGA PAKTI I 2008...po te ishte gjalle ai FRYMEZUSI SHPIRTEROR I JUAJI ENVERI do ju varte si parti me te drejte si grup i strukturuar kriminal ARMIQ TE POPULLIT...SKAN FAJ SHUMICA E SHQIPTAREVE QE NDIHEN TE TRADHETUAR POR DHE TE POSHTERUAR...prej jush qe ju pikon CATIA e PARTISE NGA dhjetra abuzime gati per burg nen akuze per vjedhje dhe grupe te strukturuara kriminale.....FAJTORET ALI BABA ME 40 BRACEISTE si ty????????????????ti del dhe gjen kohen te besh opozitarin e mikut dhe bashkpuntorit tend ne kto krime monstuose per nje komb dhe kunder DEMOKRACISE...MIKU JUAJ OPOZITARI FALCO SALI e ka nje akuze non grate per MINIM DEMOKRACIE....e mertoni PLOTESISHT DHE JU SI partia nene E DIKTATURES KOMUNISTE perfuduar ne MAFIE DHE GRUP I STRUKTURUAR KRIMINAL kundra kombit dhe shumices qe tashme ju ka mbraktisur....edhe nese ka mbetur ndonje patjeter eshte qorr dhe do i hapen syte tju shohi ne sy dhe tju braktise qe te shpetoje kombin dhe familjen e vet.....

    Lini një Përgjigje