Zvërneci, Rama prezanton njeriun që do të kujdeset për peizazhin: Artist i madh i natyrës
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për debatet që kanë shoqëruar projektin e investimit në Zvërnec, duke vënë në dukje ekspertizën ndërkombëtare të përfshirë në hartimin e tij dhe duke mbrojtur ndikimin që sipas tij do të ketë në mjedis.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama prezantoi arkitektin e peizazhit Dong Yugan, të cilin e cilësoi si një nga figurat kryesore të angazhuara në projekt.
“Njihuni me artistin e madh të natyrës, arkitektin e pejsazhit Dong Yugan, nxënësin pasues të legjendarit Kongjian Yu dhe udhëheqësin e konsulencës mbi pejsazhin e mbrojtur në projektin e Zvërnecit”, shkruan Rama.
Kreu i qeverisë vlerësoi gjithashtu prezantimin e Yugan në Festivalin Bread&Heart në Tiranë, ku sipas tij ai paraqiti vizionin dhe gjetjet e studios ndërkombëtare Turenscape.
“Ai sot prezantoi përpara një audience me plot arkitektë ndërkombëtarë në Festivalin Bread&Heart në Tiranë, vizionin dhe shumë gjetje të studios prestigjioze ndërkombëtare Turanscape, duke i mbresuar të gjithë me prezantimin e tij”, shprehet Rama.
Duke iu referuar kundërshtimeve që janë ngritur ndaj projektit, kryeministri tha se puna e ekspertëve të përfshirë në të duhet të shërbejë si garanci për mbrojtjen e natyrës.
“Nëse do të shihni më shumë nga krijimtaria e studios Turanscape do ta krijoni vetë ndjesinë e sigurisë së brendshme, se falë edhe këtij talenti në skuadrën e yjeve që kanë formuar investitorët e projektit të Zvërnecit, ato 4 miliardë Euro që forca të caktuara po bëjnë çmos t’ia heqin nga duart Shqipërisë, nuk mundet kurrësesi të sjellin pasoja negative për natyrën”, deklaron ai.
Sipas Ramës, projekti do të ketë ndikim pozitiv jo vetëm për zhvillimin ekonomik, por edhe për mënyrën se si do të ndërthuret me mjedisin.
“Përkundrazi, do të sjellin një nivel të harmonisë me zhvillimin e natyrës që do të jetë një krenari për Shqipërinë dhe një dhuratë e Shqipërisë për vetë Europën”, përfundon kryeministri.
Eshte vete ne tave si kudo ku jep leje ndertimi apo ppp e koncensione. Eshte Manjiak i pangopur prandajpolufton me mish e me shpit, me thonj e dhembe per ta marre. Takimi ne Aruba…
Mos gabim me te rende ai jo eshe mafja japoneze kineze korea dhe vitnami
Armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm , në aktivitet... Nuk na shqiten...
Ik ere gamor.. Komunist i qelbet
Vazhdon me pirueta pinoku. Do te fitoj kohe. Sot ne 18:00 ta shporrim qelbesiren.
Perralla me arabe... Perralla me indiane... Perralla me mbret... Perralla me kineze e japoneze qe vijne per te na shpetuar ne primateve neper peme! Shporru ti me gjithe arabet, indianet, kinezet e mbreterit! Merr me vete edhe ate shpurre te shkerdhyer e te kamur me gjakun e shqiptareve ashru si ti e qe mendon se eshte opozita e ketij vendi! Shporru me gjithe hajdute e kriminele ne institucione! Lereni kete vend te lire e te jetoje nje dite te bardhe!
Mor mik po nga Vjosa pse u terhoqe , do ndertoheshin pese hidrocentrale. A nuk qe zhvillim ai i Vjoses? Zverneci dhe Pish Poro jane me vlera te pa llogaritura. Ate qe ka krijuar natyra dhe ekosistemi i gjese se gjalle , nuk mund ta rregulloje asnje majmun si ti etj. Mjaft me me brockulla dhe me interesa te tuat e Saliut.
Qenkan te thella shume keto pune! Dmth, projekti i familjes se Donald Trapit, me pare korrupsioni dhe ruse ofshore ne Hollande plus vellezerit e palloshit nga Katari, dhe se fundmi me arkitekt Kinez me miratimin e partise dhe vete shokut Xi. Rrofte Kryeministri global Edi Rama.
Pirdh-pirdh se lirohesh!
O Edo, të doli boja fare. Hidhesh e përdridhesh, po prapë e ke të kotë. Duket qartë per te gjithë se gjithë kjo zhurmë dhe konfuzjonë mbi projektin, arkitektin, armikun, forcat e errëta e bëjnë këtë investimi para se të jetë një hata e madhe, një mbrekulli e paparë dhe fat i rrallë që i ra për pjesë vendit tonë të gjorë, thjesht një qok që ti e bëre nga qefi ose nga halli
O zot si nuk ë keni njohur Ramen deri tani! Ai është arre gungçe .. kush perplaset me të kriset thyhet shkermoqet . Lereni të bej gjene e duhur … Deri tani gjithcka e ka bëre bukur - Piktor- tjetri besojani - mos bini në kurthin e mediokreve-
Veprat ne shqiperi duhet te behen nga arkitektet shqipetare. Mjaft me keta zaberhane qe vijne nga fundi i botes.. Sidoqofte, nuk duhet te ndwrtohet mbi zona te mbrojtura.. Aq me teper kur nje qelbesire e ka shitur per interesat e tij
Bravo Edi Rama! Fillimisht fute te kurth Mc.Gonigal dhe tani tentove familjen Tramp permes dhenderrit, vajzes e ku ta di une? Ke mashtron ore i paudhe? Jep nje shifer te madhe parash per te tronditur opinionin, se gjasme pengohet investimi huaj. Investim qe toka do tu jepet te huajve per 99 vjet, qe ata te ndertojne e shfrytezojne per interesa te tye. Ne ato resorte do vendosen sheike arabe, izraelite, ruse (pra do ti blejne ata qe kane para) dhe pastaj , si ne gjirin e Lalesit, do rrethohet me garth per te ndaluar hyrjen e qenve dhe shqiptareve. Dhe ti, permes lidhjeve te tua do jesh aksioner. Shqiptaret do lajne halete e tyre ose do ikin ne emigrim!!!!
Na plasi ne per investimet e huaja Ore manjak i pangopur, lere naturen siç e ka krijuar zoti Po te jesh shtet serioz dhe KM i nje vendi me parime , beji te gjitha projektet publike dhe te aksesueshme per çdo qytetar, na shet perralla Fajen e ke ti jo ne qe ste besojm më More tepsin, timonin, 1 milion vota siç thua ti Por na katandise si mos me keq Ju politikanet nga 91shi e sot duheni te zhdukeni se na pit gjakun Saliu shiti deti the zotrote, po ti ore punjoll komunist çfar po shet tokat e tyt eti Ne ta shofim me dylbi reren dhe flamingot e Zverrnecit? Maskara. Po na vidhni te ardhmen e femijve , se tonen e keni ber sallat ruse, por populli vonon por nuk harron Skeni nevoj ju per diversant nga jasht te na prishni qetsine dhe tna perçani, mjaftoni Ju????