
Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu u përplas me ish-deputetin demokrat Luçiano Boçi lidhur me zhvillimet e fundit në seancën e sotme të Kuvendit.
Në një intervistë për emisionin “Now” në “Euronews Albania”, Gogu tha se opozita vijon të dhunojë mazhorancën rregullisht, ndërsa Boçi ironizoi duke pyetur nëse dhe kryeministri Rama është kaq i ndjeshëm sa deputetët.
Pjesë nga debati në studio:
Toni Gogu: Nëse nuk e kuptoni dhunën sepse jeni familjarizuar shumë me të, nuk është problemi im, por të ndërpresësh dikë i cili sapo të ka dëgjuar me vëmendje dhe të ka lejuar që ta shprehësh mendimin tënd dhe është i gatshëm që atë opinionin që ti thua t’i përplasi me një opinion ndryshe, do të thotë që nuk kupton dhunën. Dhuna është problemi! Fillon me ndërprerjen e mendimit dhe pastaj shkon deri në ndërprerjen e seancës parlamentare.
Luçiano Boçi: Dhuna është te dritat, i fiken dritat në Kuvend deputetit, e kupton ku jeni ju apo jo. Jeni bërë qesharak! Tani bëni dhe predikime ju për vlera, për parime. O ç’na kënaqët, lum kush ju dëgjon.
Lini një Përgjigje