TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Tetor 2023, 21:23

“Përfaqëson botën tjetër”, Rama sulmon Berishën dhe mbyll çdo derë bashkëpunimi me të, nuk kursen as Bashën

Shkruar nga Pamfleti

“Përfaqëson botën tjetër”, Rama sulmon

Kryeministri Edi Rama u është rikthyer sulmeve ndaj Sali Berishës. Në një emision ai tha se Berisha përfaqëson botën tjetër, duke mbyllur çdo derë bashkëpunimi me të. Po ashtu nuk kurseu as Lulzim Bashën.

Përfaqësuesit e këtyre njerëzve është detyra e atyre që janë atje, jo unë. Unë i përfaqësoj si kryeministër. Se kush i përfaqëson në atë sallë nuk e zgjidh unë.

Sa më takon mua unë e kam thënë se ai është përfaqësues i një bote tjetër. Berisha përfaqëson botën tjetër.

Edhe Basha përfaqëson pjesën e një çorbe interesash. Ata mund të ndahen dhe ribashkohen, ne  nuk mund ti vijmë nga pas”, tha ai në “Opinion”.

 

Lini një Përgjigje