TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Tetor 2023, 21:15

Kaosi në Kuvend, Xhelal Mziu: Na hoqën komisionet, s’kishim rrugë tjetër veç bllokadës

Shkruar nga Pamfleti

Kaosi në Kuvend, Xhelal Mziu: Na hoqën komisionet, s’kishim

Deputeti demokrat, Xhelal Mziu duke komentuar aksionin e sotëm opozitar në Kuvend, u shpreh se në këto 10 vite opozita është duke e shantazhuar nga ana e mazhorancës, e cila shkel ligjet.

I ftuar në ‘Ora News’, ai tha se duke qenë përballë kësaj situate nuk kishte rrugë tjetër për opozitën, përpos se të bllokonin këtë revansh të qeverisë e cila bllokon me karton dhe që do të përcaktojë opozitën.

Situata në të cilën ndodhet sot Shqipëria, dhe qeveria pavarësisht se ka ardhur me vota të vjedhura, nuk po sillet si qeveritar, ndërsa mazhoranca parlamentare nuk respekton kushtetutën dhe të drejtat e opozitës. Këtë e ka përdorur në 10 vite dhe duke e shantazhuar apo duke shkelur ligjet. Kulmi ka arritur në këtë legjislaturë dhe në javët e fundit. Mjafton të shohim komisioni e reformës zgjedhore, ku opozita ka kërkuar që të ketë përfaqësuesit e saj dhe të kemi një kod zgjedhor që merr në konsideratë opinionet e OSBE, por mazhoranca do të vendosë vetë në mënyrë arbitrare se kush do të jetë në krye të këtij komisioni”, tha ai.

xhelal mziu bllokada kuvend

Lini një Përgjigje