TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Tetor 2023, 21:11

“Nuk e ndoqa seancën ”, Rama reagon për kaosin në Kuvend dhe sulmon PD: Përfaqëson një çorbë interesash

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk e ndoqa seancën ”, Rama reagon për kaosin në

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë mbi atë që ndodhi sot në Kuvend. Opozita bllokoi punimet, ndërsa Rama në një intervistë nuk sulmoi ironitë dhe akuzat.

Ai tha se nuk e ka ndjekur fare atë që ndodhi në Kuvend, por u informua pasdite. Nga ana tjetër ai sulmoi fort opozitën.

"Nuk e kam ndjekur fare këtë zhvillim në parlament. Para se të vija këtu lexova informacione e ditës dhe lexova që parlamenti ishte bllokuar dhe ishte pamundësuar deputetëve të PS dhe ministrave të merrnin vendin e tyre në sallë. Nga bota tjetër unë e mora këtë informacion. Nuk kam detaje pasi parlamentin e menaxhojnë të tjerë. Kryetarja, nënkryetarja ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe kam besim te ato. Çdo gjë që bëj në rrafshin ndërkombëtar e bëj si kryeministër dhe për Shqipërinë. Unë jam shumë i informuar se çfarë ndodh në Shqipëri, marr raportin çdo mëngjes, ku nuk përfshihen dinamika e partive politike. Se çfarë ndodh me një botë që nuk la lidhje me Shqipërinë, unë nuk merrem. Për fat keq kjo opozitë duhet të përfaqësoj ato vota, por nuk i përfaqëson. Përfaqëson një çorbë, në vend që të jenë përfaqësues të njerëzve, por janë mëshirues të interesave të tyre. Fole për PD, por unë nuk e di se kush është PD. Janë më shumë se dy copa dhe më shumë se 7 çika. Unë as që duhet t’i injoroj apo vlerësoj. Unë jam në detyrën time, kamë shumë ngarkesa që lidhen me punën e përditshme dhe kjo gjë është shumë larg vëmendjes time. Berisha është përfaqësues i botës tjetër”, tha ai në “Opinion”.

Lini një Përgjigje