TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Tetor 2023, 20:39

Bllokimi i Kuvendit, mazhoranca asnjë hap pas: Puna do vijojë normalisht, nuk i zgjidhim dot hallet e PD

Shkruar nga Pamfleti

Bllokimi i Kuvendit, mazhoranca asnjë hap pas: Puna do vijojë

Mazhoranca nuk ka ndërmend të bëjë asnjë hap pas, pavarësisht se opozita ka radikalizuar qëndrimet.

Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi në një intervistë për Vizion Plus, tha se mazhoranca do të vijojë axhendën pavarësisht qëndrimeve të opozitës.

Normalisht kjo ishte një situatë që pritej edhe pse për hir të së vërtetës kjo është hera e parë që bllokohet Kuvendi të mos zhvillojë seancën plenare. Ne e kemi thënë shpesh herë se çfarë ndodh brenda PD janë problemet e tyre, iu takon atyre t’i zgjidhin me gjykatë pa gjykatë, me tre pjesë, me pesë pjesë, si të dëshirojnë ata. Ne nuk ndërhyjmë në këtë pjesë, por transferimi i këtyre problemeve të brendshme të PD në institucionet e shtetit shqiptar e në këtë rast në kuvend, sigurisht që ne na bën të vëmendshëm për të parë sepse Kuvendi i Shqipërisë ka rregulloren e vetë si funksionon. Ka mënyrën e vetë si funksionon dhe në fund fare këtë situatë në të cilin ndodhet Shqipëria sot, sidomos pas atij samiti tepër të suksesshëm që u zhvillua, ku u hapën rrugë të rëndësishme për zhvillimin e Shqipërisë, ku fonde të rëndësishmë u miratuan për të gjithë Ballkanin Perëndimor, e sigurisht përfiton Shqipëria në këtë aspekt”, thekson ai duke shtuar se kuvendi duket të fokusohet pikërisht në këto çështje dhe opozita duhet të lërë problemet e brendshme jashtë kuvendit.

Lini një Përgjigje