TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Dhjetor 2025, 11:20

Përjashtimi 6 deputetëve, Manja pas mbledhjes së Sekretariatit të Etikës: Kanë kryer veprime të dhunshme! 

Shkruar nga Pamfleti
Përjashtimi 6 deputetëve, Manja pas mbledhjes së Sekretariatit
Ulsi Manja pas mbledhjes së Sekretariatit të Etikës

Ulsi Manja ka dhënë një deklaratë për mediat pas mbledhjes së Sekretariatit të Etikës ku u vendos përjashtimi i 6 deputetëve të PD pas kaosit dhe tensioneve në seancën e së enjtes në Kuvend.

“Etika sipas rregullores së sekretariatit në mënyrë taksative i zhvillon mbledhjet me dyer të mbyllura. Unë jam drejtuesi dhe njoftimet i bëj unë. Kjo ishte mbledhja e dytë e sekretariatit. Në mbledhjen e parë, meqë ishte një numër i lartë, dhe masat ishin kërkuar të përshkallëzuar, vendosëm që sot të shikonim edhe njëherë pamjet e seancës.

Sot u mblodhëm për të dhënë masat. Në përfundim sekretariati vendosi që vetëm 6 deputetë të përjashtohen për 30 ditë pune, kur të fillojë sesioni parlamentar. Deputetët që kanë kryer veprime të dhunshme, duke shkulur mikrofonat, duke ndezur flakadanë dhe duke hedhur sende drejt Kryetarit te Kuvendit u mor masa e përjashtimit, ndërsa për të gjithë deputetët e tjerë vendosi që këtë radhë të ketë vetëm tërheqje vëmendje. Sekretariati është me 5 anëtarë 3 të mazhorancës dhe 2 të opozitës. Qëndron masa për deputetët e tjerë, rikujtoj që sekretariati i Etikës është akt që rregullon mbarëvajtjen e Kuvendit të Shqipërisë.

Sekretariati për Etikën e mbaroi mbledhjen për sot ndërsa unë si anëtar kam aktivitete të tjera parlamentare. Gëzuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri!”, u shpreh Ulsi Manja.

Ndërkohë, për 23 deputetë të tjerë, nuk u vendos përjashtim nga seancat plenare, por tërheqje vëmendje për sjelljen e tyre në Kuvend.

Sipas kërkesës së PS, seanca plenare u shoqërua me akte dhune, përfshirë hedhjen e lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta në sallë, sulme ndaj Kryetarit të Kuvendit, anëtarëve të Këshillit të Ministrave dhe punonjësve të Gardës së Republikës, si dhe bllokimin e foltores dhe zhvillimit normal të punimeve parlamentare.

Grupi Parlamentar i PS thekson se, bazuar në pamjet filmike dhe provat e administruara, këto veprime përbëjnë shkelje të rënda të Rregullores së Kuvendit dhe Kodit të Sjelljes së Deputetit.

 

sekretariati i etikes perjashtimi i deputeteve te opozites ulsi manja

1 Komente

  1. T
    Tafili nga Dibra.

    Kur flet per etik Ulsi leshi, ky mi halesh, ky urith, ky hajdut I pa skrupullt, qe dibrant e urrejn dhe e kane mort kur e shohin, ky lepires I Ramadurros, qe I mer leje shefit edhe kur mer frym.

    Lini një Përgjigje