TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Dhjetor 2025, 09:59

Edi Rama, ultimatum socialistëve: S’ka qeveri tjetër. Po u mbytëm, mbytemi të gjithë!

Shkruar nga Pamfleti

 Edi Rama, ultimatum socialistëve: S’ka qeveri tjetër. Po u

Takimi i fshehtë me drejtuesit socialistë, frika nga hetimet e SPAK dhe përgatitja e një kundërofensive politike pas vendimit të Kushtetueses...

Edi Rama ka zhvilluar një takim pak ditë më parë me një grup të rëndësishëm drejtuesish socialistë në qarqe dhe bashki, si dhe me disa deputetë që mbajnë poste të larta.

Arsyeja e këtij takimi ka qenë hapja e një faze “reflektimi” përballë disa socialistëve që kanë nisur të shpërthejnë mes njëri-tjetrit, duke dhënë sinjale për ndryshime në kupolën e qeverisë.

Ky është një version që është përfolur prej kohësh, sapo shpërthyen hetimet e mëdha të SPAK ndaj Belinda Ballukut dhe AKSHI-t.

Rama, mësohet se i ka konsideruar këto hetime si një sulm politik të organizuar nga qendra jashtë Shqipërisë. “Ne i dimë kush janë ata, i dimë edhe hapat që do të ndërmarrim, kemi përgatitur edhe lëvizjet tona”, mësohet të ketë thënë kreu i qeverisë, i cili ka bërë të ditur më pas se presin që sulmi të vazhdojë edhe më i egër dhe më i fortë.

Sipas tij, e vetmja mënyrë për të shpëtuar mirë nga ky “agresion”, siç e ka quajtur, është që mazhoranca të qëndrojë e bashkuar dhe pa ndarje lobesh. Madje thuhet se ka përdorur edhe një shprehje dramatike: “Nëse mbytemi, do të mbytemi të gjithë. Nuk ka variant B apo variant C”.

Të gjitha variantet e tjera, sipas tij, janë vetëm zgjidhje të përkohshme, të cilat do ta dobësonin vendin.

Synimi, sipas kreut të qeverisë, nuk është të hetohen zyrtarë të caktuar, por të goditet mazhoranca që ka fuqinë politike për ta çuar vendin drejt Bashkimit Europian.

Në mbledhje ka pasur mjaft kritika se nuk ka një përballje publike nga socialistët që po akuzohen çdo natë nga politika dhe mediat. Ndërkohë, Edi Rama ka thënë se gjithçka është pjesë e një skenari dhe se, sipas tij, edhe mazhoranca ka përgatitur hapat e saj.

Ai ka shtuar se, edhe nëse do të kenë sukses, gjithçka do të shoqërohet me disa “viktima” apo dëme anësore. Sipas Ramës, nuk mund të ketë zgjidhje përmes ndryshimit të kabinetit apo “retushimit” të kuadrove, pasi “ata kërkojnë dhe do të kërkojnë ta bëjnë të pavlerë shumicën e fortë absolute të Partisë Socialiste”.

Sipas tij, nuk ka kushte për të shkuar në zgjedhje të reja, sepse kjo do t’i jepte elektoratit mesazhin e një dobësie përballë besimit të madh që shqiptarët i kanë dhënë mazhorancës.

Kryeministri ka thënë gjithashtu se, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, mazhoranca do të veprojë fort dhe shpejt, fillimisht duke thënë hapur atë që mendon për akuzat e hapura nga SPAK.

Më pas, në Kuvend pritet të nisin një sërë aktesh ligjore që lidhen me drejtësinë. “Do të njoftoheni në momentin e duhur”, mësohet të ketë thënë Rama, duke shtuar se këto akte po përgatiten dhe do të përshtaten në varësi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Synimi i këtij sulmi, ka thënë Rama në takim, është që “të na rrëzojnë dhe të na heqin fuqinë përpara 22 janarit”, ndaj ka dërguar në terren thuajse të gjithë drejtuesit, të cilët janë ndarë në grupe sipas mbulimit territorial.

Ndërkohë, në ditët në vijim pritet që vetë Rama të dalë në kryeqytet në takime me militantët socialistë, për të “ngrohur” elektoratin e majtë.

Kryeministri pritet të flasë shumë pak për rastet konkrete, duke dhënë më tepër përgjigje dhe sinjale të koduara ndaj atyre që ai i quan “agresorët”.

Mësohet se dikush e ka pyetur se kush janë ata që, sipas tij, po e sulmojnë përmes amerikanëve, dhe Rama është përgjigjur se “nuk janë ata”, pavarësisht se do t’u thonë se janë amerikanët. “Janë afër nesh”, ka thënë ai, “dhe e dimë mirë çfarë do të bëjnë dhe çfarë burimesh po përdorin”./Pamfleti

 

edi rama ultimatum socialistëve po u mbytëm mbytemi të gjithë

9 Komente

  1. T
    Tafili

    O kriminele te rilindjes komuniste, ju jeni te gjithe te mbytur, vetem qelia e ftohte ju pret, me ne krye hajdutin e gjate te gjithe jeni ne burg.

    1. A
      Acromegalicus

      Sulm nga jashte per vjedhjet nga brenda

      1. T
        TD

        Ahaha, bukur e ke thene!

      2. e
        emigranti1991

        Sulm nga jashte?! Vjedhje te fuqishme nga brenda.( we now) Edi Rama o pallosh, gjithe shqiptareve ju ke borxh.

        1. F
          Feti Dema

          Ra 'Kasta' nga Fiku, ra si top llastiku. Kur ra në tokë, ju ngul një gozhdë.

          1. P
            Parku Rinia

            Partia Socialiste eshte zhytur koke e kembe ne 'omertà' mafioze = 1. Forma di solidarietà, spec. diffusa tra i membri della criminalità organizzata, diretta a proteggere i colpevoli di azioni illecite nascondendone l’identità o tacendo informazioni utili alle indagini dell’autorità giudiziaria. ----- Silenzio indotto con le minacce e la paura. ------------ 2. Riserbo assoluto all’interno di un gruppo o di un ambiente sociale, con cui si coprono le malefatte altrui e allo stesso tempo si salvaguardano i propri interessi.

            1. P
              Pak nga të gjitha

              Thashethuqe

              1. A
                Arben

                Ne 2013 mezi kam pritur te ikte Saliu se e kishte cuar vendin ku smbante me. Kam pershtypjen qe sot vendin e ke cuar ne piken ku nuk mban me me keq se Saliu ne 2013. Uroj te gjesh ate qe i ke bere ketij populli ti dhe te gjithe bashkepunetoret e tu.

                1. S
                  Suedezi

                  More fund o Edwin Ramovici. Se jep e jep kungulli dhe plas nje dite . Ne qofte se saliu e shkateroi vendin me luften civile ti e shkaterove me luften ekonomike. Boll u talle me popullin shqiptar, me Bashkimin Evropian, dhe me Donald Trump. Po vjen ora qe koha jote po perendon . Ylli jot te bjere .Radha e Donald Trump te tallet me tya tani. Do apo sdo ti tani , koha jote mbaroi. Me kot perpiqesh te mbash akoma baluken ne qeveri. Balukia ka rene ne kthetrat e shqiponjes SPAK tani dhe ashtu sic hengret dhe pivet kaq vjet bashke ne qeveri ashtu do veni prape bashke ne qeli.

                  Lini një Përgjigje