TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Dhjetor 2025, 21:40

Thellohet konflikti në PD, Salianji ‘përjashtohet’ nga Kryesia; Noka e heq nga grupi në WhatsApp

Shkruar nga Pamfleti
Thellohet konflikti në PD, Salianji ‘përjashtohet’ nga
Noka-Salianji

Thellohet konflikti mes Berishës dhe Salianjit

Përplasja mes Ervin Salianjit dhe Sali Berishës ka kaluar në një tjetër nivel. Përveç sulmeve në distancë, Sekretari i PD, Flamur Noka, ka shkuar deri aty sa e ka larguar Salianjin nga grupi në WhatsApp i Kryesisë së partisë.

Duhet kujtuar se Salianji është anëtar i Kryesisë së PD dhe madje në mbledhjen e fundit pati shumë përplasje. Ky largim mund të nënkuptohet dhe si një sinjal se ai mund të jetë larguar edhe si anëtar i Kryesisë.

Burime pranë Kryesisë, kanë konfirmuar lajmin për gazetaren e "Report TV", Danjela Maloku, e cila ka siguruar edhe një screenshot nga grupi në rrjetin social.

Thellohet konflikti në PD, Salianji ‘përjashtohet’ nga
Foto nga grupi në WhatsApp

Mbledhja e Kryesisë e mbajtur më 13 dhjetor u shoqërua me tensione dhe debate të forta mes Nokës dhe Salianjit. 

Noka i ka thënë Salianjit: “Me këtë që po bën ti je duke bashkëpunuar me ata që kemi përballë”.

Ndërsa Salianji i është drejtuar duke i thënë:"Jep dorëheqjen, Flamur, e ke shkatërruar partinë, dhe gabimi me Avokatin e Popullit është përgjegjësi e jotja”.

Ai e akuzoi Nokën për shkatërrimin e partisë, teksa tha se “sot mendova se e kishim mbledhjen për të rrezuar Ramën, e paskeni me ne”.

Salianji ka kërkuar që analiza të bëhet brenda strukturave të partisë dhe “të mos dalë anash”.

Kujtojmë që Ervin Salianji ka ndërmarrë në javët e fundit një tur takimesh me ata simpatizantë dhe anëtarë të PD në të gjithë vendin, takime që kreu i partisë, Sali Berisha, i ka cilësuar si nisma personale dhe pa lidhje me partinë.

noka salianji kryesi whatsapp

3 Komente

  1. G
    Gimçja

    Ore po çfar eshte Salianji asgje nuk eshte pse doni ti jepni vlera kot. Ore sa shpejt e harruat bishtin e drurit qe mbante te Pd kunder Militanteve ne Mbrojtje te Lyl Byrekut. Ore si i harroni. Ai eshte nje Lugë Çorbe e prishur qe e hengri ate luge kur ishte te vendi 1 vit u be *gango*

    1. g
      genci

      Mosss. Si ore e paskan heq nga wappi? E rende shume...

      1. D
        Dajiu

        SALLIANJI ESHTE NJE ORDNER NE TE GJITHA, TASHME DHE NJE I BURGOSUR ORDINER, TURP PET JU MEDIAN QE EGJUNI PER LAJM

        Lini një Përgjigje