TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Dhjetor 2025, 20:24

Mbyllet protesta e opozitës, Berisha flet nga selia: Beteja do të vijojë deri në largimin e Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Mbyllet protesta e opozitës, Berisha flet nga selia: Beteja do të

Pas më shumë se 2 orë, ka përfunduar protesta e opozitës. Me qindra qytetarë u mblodhën rreth orës 18.00 para Kryeministrisë, ku pas fjalimeve pati dhe disa molotovë drejt godinës së Kryeministrisë, por pa dëme.

Më pas kreu i saj Sali Berisha u nis drejt Kuvendit dhe nga aty drejt Selisë së PD ku dhe shpalli fundin e tubimit. Ai u shpreh se do të vijohet me protesta edhe para Kuvendit dhe madje deri në Surrel.

"Ky është mision edhe më i lartë edhe më i rëndësishëm se ai që përmbushëm në 90. Ky do përcaktojë fatin e Shqipërisë fatin e demokracisë e familjes shqiptare, përulem para secilit prej jush dhe të betohemi ta vazhdojmë këtë betejë. Gjer në fitore. Ne jemi të pamposhtur. Nuk mund të mundemi kurrë. Kemi nisur këtë rrugës, si njerëz të pamposhtur. Kemi para një kufomë politike që do i groposim. Do ti arkivojmë aty ku e kanë vendin. Aksionin do e informojmë për çdo hap.

Ky aksion nuk ndalet më kurrë deri në largimin e Edi Ramës. Ai është armiku. 3 do jenë drejtimet, kryeministria, ndërtesa e krimit ku hajdutë mbrojnë njëri tjetrin, firmosin me duart e tyre të zeza shkresat për të vjedhur qytetarët shqiptarë, parlamenti, që asgjëson pluralizmin, Surreli pallati tjetër i krimit. Rrënjët e AKSHI janë në Surrel. Baxhanaku  Ramës janë epiqendra e atyre zhvillimeve në AKSH, një sipërmarrje shtetërore që duhet të ishte model, kush i mori pengjet. Edi Rama urdhëroi Ergys Agasin. Ai ishte më i fuqishëm se çdo ministër. E keni pa dosjen? I kanë hequr, se aty shkonte çdo ministër. Mirlinda është viktimë. Ne do e shpëtojmë Shqipërinë", tha Berisha.

Lini një Përgjigje