TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Dhjetor 2025, 20:05

Kryeministri-Parlament-Surrel, Berisha tregon itinerarin e protestave të opozitës

Shkruar nga Pamfleti
Kryeministri-Parlament-Surrel, Berisha tregon itinerarin e protestave të
Sali Berisha në protestë

Berisha tha se do i shkojnë Edi Ramës deri në Surrel.

Kreu i PD Sali Berisha, pas mbylljes së protestës para Kryeministrisë ka treguar intenerarin e protestave të opozitës.

Berisha tha se do i shkojnë Edi Ramës deri në Surrel.

Po ashtu ai theksoi se shqiptarët duhet të bashkohet me protesta për të larguar kryeministrin Rama nga pushteti.

Gjithashtu Berisha i ka bërë thirrje të gjitha forcave politike opozitare që të bëhen bashkë kundër regjimit.

“Të largojmë Edi Ramën dhe për të shpëtuar demokracinë dhe familjen shqiptare. Ne jemi sot këtu, sepse ka qytetarë këtu në shesh dhe thonë çfarë do të bëjnë këta me këtë. U them atyre që pyesin, ne do të bëjmë atë ‘ja do vdesim ja të rrëmojmë për liri’. Kur kemi dalë me këtë motiv nuk kemi humbur kurrë. Kemi fituar dhe do të fitojmë. Nuk mundet kurrë një grusht hajdutësh që të na nëpërkëmbë ne, nuk mundet një grup hajdutësh që të nxinë Shqipërinë. Ta harrojnë. Kemi dalë në shesh, mos e harro këtë Edi Rama, sheshi është i yni.

Mjerë ai që provohet me ne. Kudo të jesh nuk të ndahemi as këtu as në Surrel, marshim drejt Surrelit, ai na ka shpallur luftë dhe ne i shpallën luftë atij. Të bashkoheni sa më shumë, ftoj të gjithë forcat politike opozitare dhe çdo opozitar dhe çdo guximtarë që të bashkohet në këtë betejë vendimtare për fatin e këtij kombi që po shuhet dhe që po shkretohet. Për familjen shqiptare që duan që ta shkatërrojnë. Dilni në sheh si në ‘91 dhe në ’90, dilni të përballeni sepse kemi detyrime ndaj familjeve tona dhe ndaj qytetarëve që na besojnë, nuk mundet një bandë si këta që të privatizojnë shtetin”, tha ai për mediat.

protestë sali berisha

Lini një Përgjigje