TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Dhjetor 2025, 19:46

“I shpallim luftë armikut”, Berisha kërcënon Ramën: Nuk do të ndahemi, marshimi do të vijojë drejt Surrelit

Shkruar nga Pamfleti

“I shpallim luftë armikut”, Berisha kërcënon

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar fjalimin e tij në protestën e opozitës para Kryeministrisë, duke iu drejtuar qytetarëve me tone sfiduese ndaj kryeministrit Edi Rama. Ai tha se pjesëmarrësit në protestë janë në rrugë me të drejtë dhe i siguroi se opozita nuk do të tërhiqet.

Ne jemi këtu sot, jam i bindur se me të drejtë. Disa pyesin ‘çfarë do bëjnë këta?’ – Unë u them: ja do vdesim, ja do rrojmë për liri”, deklaroi Berisha.

Ai theksoi se opozita ka qenë gjithmonë në anën e qytetarëve dhe se nuk ka humbur kurrë kur është nisur me motivin e ndryshimit.

Nuk mundet kurrë një grusht hajdutësh, narkotrafikantësh, të shkëlmojnë mbi dinjitetin tonë dhe të ardhmen tonë. Ta harrojnë! Ne kemi dalë në shesh dhe nuk do të ndalemi”, shtoi ai.

Berisha i drejtoi një mesazh të drejtpërdrejtë Ramës, duke e paralajmëruar për përshkallëzim të aksionit politik:

“Mos e harro këtë Edi Rama. Sheshi është i yni, dhe kudo që të jesh, nuk të ndahemi. S’të ndahemi as në Surrel. Hap sytë dhe shiko këta njerëz. Marshim drejt Surrelit!”

Sali Berisha: Ne jemi këtu sot, jam i bindur se me të drejtë. Jo pa të drejtë, ka qytetarë këtu në shesh, ka të tjerë që na ndjekin dhe thonë: po çfarë do bëjnë këta? Ja u bë kjo, çfarë do bëjnë?

U them atyre që pyesin: keni shumë të drejtë për pyetjen, por ju jap fjalën që ne do bëjmë atë... ja do vdesim, ja do rrojmë për liri! Që provohet me ne. Dhe dijeni mirë, kur ne kemi vepruar me këtë motiv, kurrë nuk kemi humbur. Kemi fituar, do të fitojmë!

Nuk mundet kurrë një grusht hajdutësh të na nëpërkëmbë ne. Nuk mundet kurrë një grusht hajdutësh, narkotrafikantësh, të shkelmojnë mbi dinjitetin tonë, të shkelmojnë mbi të ardhmen tonë, të nxijnë Shqipërinë, ta përzënë nga Shqipëria. Jo kurrë! Jo, jo! Ta harrojnë. Kemi dalë në shesh.

Mos e harro këtë, Edi Rama! Sheshi është i yni. Kudo që të jesh, nuk të ndahemi. S’të ndahemi këtu. Po të jap fjalën: s’të ndahemi as në Surrel. Hap sytë, shih këta njerëz. Marshim drejt Surrelit! Po, po, ju them unë!

Ai na ka shpallur luftë. I shpallim luftë! Ai ka shpallur luftë shqiptarëve. I shpallim luftë armikut!

 

Lini një Përgjigje