TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Dhjetor 2025, 19:09

“S’do ketë vrimë ku të fshiheni”, Balliu paralajmëron nga sheshi: Kjo është pikënisja e një revolte pa kthim!

Shkruar nga Pamfleti
“S’do ketë vrimë ku të fshiheni”, Balliu
Klevis Balliu

Deputeti i PD Klevis Balliu ka mbajtur fjalën në protestën kombëtare të thirrur nga PD.

Balliu tha se ky tubim është pikënisja e një revoltë pa kthim dhe e fitores. 

Kemi denoncuar për 12 vite sesi një narkoshtet ka vjedhur dhe i ka varfëruar shqiptarët. Sot nuk ka ilaçe nëpër spitale”, tha ai.

“T’i arrestojmë dhe t’u konfiskojmë pasuritë që u kanë vjedhur ju. Kur një shtet bie pre e bandave, ndodh që biznesmenët merren peng. Nga ky podium do u themi që njësoj si kemi bërë me kriminelët kur ishim në pushtet, të gjitha bandat do të kenë të njëjtin fat, nuk do kenë vrimë ku të fshihen, do arrestohen dhe do shkojnë në burg.

Ndaj është e nevojshme qëndresa. Kjo është pikënisja e një revoltë pa kthim dhe e fitores. Jam krenar që jam një si ju, që jam pjesë e PD.

Do korrim fitore, le t’i japim fjalën njëri-tjetrit që kjo nuk mbyllet me një protestë por me largimin e Ramës, qeveri teknike, arrestimin e tyre”, tha ai.

 

klevis balliu pd

Lini një Përgjigje