TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Dhjetor 2025, 18:59

“Qëndresë deri në fund”, Bardhi: Nuk do të dorëzohemi përballë qeverisë

Shkruar nga Pamfleti

“Qëndresë deri në fund”, Bardhi: Nuk do të

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka mbajtur një fjalim në protestën e opozitës para Kryeministrisë. Ai falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen dhe deklaroi se prania në shesh tregon që “shoqëria shqiptare nuk është dorëzuar”.

Ju falënderoj që qëndroni këtu të pathyeshëm. Edhe kur zhgënjimi ka qenë i madh, nuk e keni humbur dinjitetin. Forca juaj është kthyer në shpresën e përbashkët për Shqipërinë”, u shpreh Bardhi.

Ai shtoi se opozita e konsideron protestën si reagim ndaj qeverisjes aktuale, të cilën e cilësoi të kapur nga korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Shoqëria shqiptare ka ende zemër, ka ende guxim dhe kërkon ndryshimin”, deklaroi Bardhi, duke nënvizuar se besimi dhe sakrifica janë dy shtylla që, sipas tij, do ta çojnë vendin drejt një rruge të re.

Gazment Bardhi: Të dashur qytetarë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, motra dhe vëllezër, demokratë dhe qytetarë të lirë të Shqipërisë. Dua t'ju falënderoj nga zemra që qëndroni këtu të pathyeshëm. Ju falënderoj që edhe kur zhgënjimi ka qenë i madh, nuk e keni humbur dinjitetin. Ju falënderoj sepse forca juaj është kthyer gjithmonë në shpresën tonë të përbashkët, në shpresën e Shqipërisë. Mbi të gjitha ju falënderoj për besimin që i jepni Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare në një kohë të vështirë, në kohën e sundimit të kolerës, korrupsionit dhe të krimit të organizuar. Prania juaj sonte në këtë shesh madhështor, proteste, do të thotë vetëm një gjë. Kjo shoqëri, shoqëria shqiptare ka ende një zemër, ka ende guxim e do ndryshimin. Këto ditë kam takuar shumë prej jush, kam dëgjuar shqetësimet tuaja, lodhjen, dilemat tuaja, revoltën tuaj për gjërat që po shkojnë keq. Dhe po, në çdo takim që kam pasur me ju, të dashur demokratë dhe qytetarë të lirë të këtij vendi të stërmunduar, kam marrë prej jush vetëm një mesazh: Ju nuk dorëzoheni! Të gjithë bashkë ne nuk dorëzohemi! Nga ju në këtë shesh dhe në çdo takim kam mësuar leksionin më të madh të jetës sime politike, se sakrifica dhe besimi janë dy vlerat më të mëdha që na kanë mbajtur gjithmonë në këmbë, se sakrifica dhe besimi do të na çojnë përpara.

Lini një Përgjigje