TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Dhjetor 2025, 18:40

Protesta para Kryeministrisë, Këlliçi: Po qeverisemi nga një bandë kriminale

Shkruar nga Pamfleti

Protesta para Kryeministrisë, Këlliçi: Po qeverisemi nga

Ka nisur protesta e paralajmëruar nga opozita para Kryeministrisë, ku me qindra qytetarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike janë mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në podium ka dalë i pari deputeti i PD, Belind Këlliçi, i cili ka mbajtur një fjalim të fortë, duke akuzuar qeverinë se është kthyer në një bandë që funksionon përmes shantazheve dhe regjistrimeve të fshehta.

Gjumi i tyre është prishur përfundimisht. Ata hyjnë e dalin nga kjo godinë jo për të qeverisur, por për dy arsye: për të zhdukur provat e krimeve dhe për të mbledhur prova kundër njëri-tjetrit”, deklaroi Këlliçi nga podiumi, duke vijuar me akuzat.

Sipas tij, ministrat dhe zyrtarët e qeverisë janë duke regjistruar dhe përgjuar njëri-tjetrin për të pasur materiale komprometuese si garanci për mbijetesë politike.

Visi ka ruajtur mesazhet e Ballukut. Balluku ka ruajtur mesazhet e Palloshit, ndërsa Gysi i ka filmuar që të gjithë. Kamera të fshehta, telefonata të regjistruara, USB të ruajtura, përgjime në kasaforta, të gjitha mes bandës kriminale që ende guxon dhe e quan veten qeveri”,  u shpreh ai.

Këlliçi akuzoi drejtpërdrejt Edi Ramën si kreun e kësaj organizate, i cili sipas tij, tashmë është në panik dhe nuk di kë të mbrojë më dhe kë të tradhtojë.

Protesta pritet të vijojë me fjalime të tjera nga figura të larta të opozitës dhe mesazhe drejtuar qytetarëve.

 

Lini një Përgjigje