TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Dhjetor 2025, 19:05

“Korrupsioni po i merr frymën Shqipërisë”, Bardhi:  Nuk ja falim Edi Ramës, koha e tij ka mbaruar

Shkruar nga Pamfleti

“Korrupsioni po i merr frymën Shqipërisë”, Bardhi:

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në tubimin e mbajtuar para Kryeministrisë, deklaroi se korrupsioni po i merr frymën Shqipërisë.

Bardhi tha se Edi Rama dhe banda e tij kriminale kërkojnë që të frikësojnë dhe t’i ulin kokën qytetarëve që t’i bëjnë të ndihen të pashpresë. Ai theksoi se protesta e mbledhur sot është për të treguar se e keqja do të mposhtet dhe atë që kanë vjedhur paratë e populllit do të marrin ndëshkimin e merituar.

Kjo protestë nuk është vetëm kundër një qeverie të korruptuar, por është për dinjitetin tonë të përbashkët, për besimin tonë dhe për të ardhmen që nuk ja falim Edi Ramës. Ne nuk jemi këtu sepse nuk rrimë dot ngrohtë në shtëpitë tona. Ne nuk jemi këtu sepse na pëlqen të kalojmë kohën në protesta, por ne jemi këtu sepse korrupsioni po na merr frymën.  Korrupsioni po i merr frymën Shqipërisë, sepse kartelet e drogës, bashkë me qeverinë e tyre, po na vjedhin të ardhmen, po vjedhin të ardhmen e fëmijëve të qytetarëve shqiptarë.

Edi Rama, Belinda Balluku, banda kriminale dhe kartelet e drogës që qëndrojnë pas tyre, duan që ne të kemi frikë, duan që ne të heshtim. Edi Rama don që ne të ulim kokën, duan që të mendojmë se jemi të pashpresë. Bashkë me çetën e tyre të mega hajdutëve, ai do që ne të besojmë se në këtë vend të gjithë janë njësoj, se asgjë nuk ndryshon. Por ne jemi këtu për t'u treguar se ata e kanë gabim dhe se e keqja nuk do të triumfojë. Ne jemi këtu për t'u thënë hajdutëve dhe kriminelëve të qeverisë se koha e tyre ka mbaruar. Tani është koha e qytetarëve të ndershëm të Shqipërisë. Sepse kur pushteti vjedh, nuk vjedh vetëm ca para, vjedh jetën tuaj, vjedh mundësinë tuaj, vjedh të ardhmen e fëmijëve tuaj”, tha Bardhi.

 

Lini një Përgjigje