TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Dhjetor 2025, 19:28

Berisha: Rama kreu i një bande, ka vendosur të bëhet multimiliarder me paratë e qytetarëve

Shkruar nga Pamfleti

Berisha: Rama kreu i një bande, ka vendosur të bëhet

Në protestën e organizuar nga opozita para Kryeministrisë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një fjalim të gjatë ku e cilësoi situatën në vend si një nga momentet më kritike të kombit në historinë e tij.

 Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për shkelje të Kushtetutës, zhvatje të pasurive publike dhe për sjellje autokratike ndaj institucioneve.

Nderimin më të madh ju burrave, grave, djemve dhe vajzave që u ngritët sot si një uragan i shpresës dhe besimit. Ju jeni shpëtimi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve,” – deklaroi Berisha para qytetarëve të mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ai theksoi se në dhjetë vitet e fundit shqiptarët janë pakësuar më shumë se nga çdo fatkeqësi tjetër, duke përmendur emigracionin, rënien e lindshmërisë dhe largimin masiv të rinisë.

Shqiptarët kanë humbur mbi gjysmën e rinisë së vet. Kanë humbur të ardhmen dhe çdo vit bëhen gjithnjë e më pak në këtë dhe të bekuar”, tha Berisha.

Kreu i PD e akuzoi Ramën për kapje totale të pushtetit, duke e vendosur veten mbi ligjin dhe Kushtetutën.

“Edi Rama, pasi shndërroi zgjedhjet në farsë elektorale, ka vendosur të bëhet multimiliarder me paratë dhe pasuritë tuaja publike. Dhe jo vetëm kaq, por del nga Surreli dhe ju thotë se ju shumëzon me zero,” – u shpreh Berisha.

Po ashtu pati një mesazh të drejtpërdrejtë Ramës: “Hidhi sytë këtij bulevardi. Nga sonte, kurrë më nuk do njihesh si kryeministër, por si kapo bande.”

Lini një Përgjigje