TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Dhjetor 2025, 19:29

Opozita në shesh, mesazhi i të riut: Pritëm 13 vite, na kanë mbetur vetëm protestat!

Shkruar nga Pamfleti

Opozita në shesh, mesazhi i të riut: Pritëm 13 vite, na kanë

Qytetarë të shumtë i janë bashkuar protestës së opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Teksa ka mbajtur fjalën e tij, i riu që i është bashkuar PD, Laert Vasili ngriti shqetësime të shumta me të cilën përballen bashkëmoshatarët e tij, por jo vetëm.

Ai theksoi se korrupsioni është shtrirë në instancat më të larta.

Shqipëria, e fundit në indeksin e lirisë së medias. E para në indekset ndërkombëtare të korrupsionit. Ka pasur një ëndërr për një Shqipëri europiane, deri sa në krye të qeverisë erdhi rilindasi. Ndoshta ne kemi qenë opozitë e dobët, por a i jep kjo të drejtë Ramës të vjedhë zgjedhjet? Ne jemi në anën e duhur të historisë”, tha ai ndër të tjera në protestë.

 

Lini një Përgjigje