
Protesta e thirrur nga Partia Demokratike është mbyllur pas rreth 1 orë e gjysmë mbushur me fjalime nga drejtuesit e lartë të PD-së.
Fundi i fjalimit të Sali Berishës shënoi edhe fundin e protestës. Ndërsa Berisha u largua në këmbë drejt selisë së PD-së, i shoqëruar nga mbështetësit dhe deputetët e PD-së.
Gjatë largimit nga protesta, Berisha kaloi para Kuvendit dhe deklaroi për mediat se simbolika e këtij intinerari është për të treguar se shenjestra e tyre do të jetë trinomi Kryeministri-Kuvend-Surrel.
Vlen të theksohet se pas ikjes së Berishës atmosfera përpara Kryeministrisë u tensionua pasi disa protestues hodhën molotov drejt godinës së Kryeministrisë dhe disa të tjerë tërhoqën gardhin që rrethonte godinën. Megjithatë, pavarësisht incidenteve të vogla, protesta përfundoi pa përplasje serioze.
Lini një Përgjigje