TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Dhjetor 2025, 20:42

Lapaj ‘zëvëndëson’ Berishën, rinis protestën para Kryeministrisë pas largimit të PD-së!

Shkruar nga Pamfleti

Lapaj ‘zëvëndëson’ Berishën, rinis

Pas përfundimit të protestë kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike, janë rivendosur para godinës së Kryeministrisë aktivistët e ‘Shqipëria Bëhet’ së bashku me kreun e saj Adriatik Lapaj.

Ata u zhvendosën disa orë më parë, nga vendi ku po protestojnë prej 15 ditësh, për t’i liruar rrugë protestuesve të PD-së.

I vendosur përpara Kryeministrisë, Lapaj tha se Rama nuk rrëzohet me protesta turistike dhe bëri thirrje për bashkim të opozitës  përtej flamujve politik.

“Duhet bashkim përtej flamujve politik. Kjo punë nuk zgjidhet me turizëm protestash, por me protesta që nuk ndalem. Me njerëz që dinë çfarë është demokracia dhe luftojnë për të. Duhet të bashkohemi sa më shumë. Të ndryshojmë këtë histori. Të vendosim standard të tjera. Nuk mund të vazhdojmë më me fasadë”, tha ai.

Lini një Përgjigje